Itali/ Babai vret vajzën e tij në ditën e saj të lindjes dhe më pas qëllon veten

Itali/ Babai vret vajzën e tij në ditën e saj të lindjes dhe më pas qëllon veten

14:28, 17/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Padova, Itali.

Dy kufoma janë gjetur rreth orës një të pasditës së sotme, 17 shtator.

Siaps informacione të para shkruajnë mediat italiane një baba ka vrarë vajzën e tij në ditën e saj të lindjes.

Pas një zënke vajza është përpjekur të largohej por burri vrapoi pas saj dhe e qëlloi për vdekje para portës dhe më pas kreu vetëvrasje.

Të dy trupat u gjetën në rrugë nga të afërmit që po shkonin në shtëpinë e tyre për të festuar ditëlindjen.

 Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e njësisë hetimore të Padovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco