Taksitë pa punë të Tailandës kthehen në bahçe fasulesh dhe domatesh

Taksitë pa punë të Tailandës kthehen në bahçe fasulesh dhe domatesh

14:11, 16/09/2021
A+ Aa A-

Bangkok – Flotat e taksive në Tailand po I japin kuptim të ri termit “bahçe në çati” pasi po përdorin taksinë e mbetura pa punë nga kriza e koronavirusit si parcela të vogla perimesh.

Punonjësit e dy bizneseve taksi krijuan bahçet e vogla mbi qese të vogla plastike dhe të shtrira mbi korniza bambuje. Pastaj I mbushën me dhe e mbollën një larmi kulturash bujqësore, si domate, tranguj dhe fasule.

Rezultati dukej më shumë si një instalacion artistik sesa si parking makinash dhe ky ishte në të vërtetë qëllimi: të tërhiqte vëmendjen për gjendjen e shoferëve të taksive dhe bizneseve që janë goditur keq nga kriza dhe bllokimet prej koronavirisut.

Bashkimet Ratchapruk dhe Bovorn Taxi kanë tani rreth 500 makina që janë lënë në rrugët e Bangkokut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco