Donald Lu merr postin e lartë në DASH/ Blinken e uron: Suksese

Donald Lu merr postin e lartë në DASH/ Blinken e uron: Suksese

10:02, 16/09/2021
A+ Aa A-

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ka marrë detyrën e rëndësishme të ndihmës sekretarit për çështjet në Azinë Jugore dhe Qendrore. Në një postim në Twitter, ka qenë Anthony Blinken ai që i ka uruar suksese Lu-së në detyrën e re që i është besuar.

Sipas Blinken, Lu ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore, dhe detyrën e re do ta përmbushë më së miri.

Postimi i Blinken:

Krenar që mirëpres Donald Lu si Ndihmës Sekretar për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore. Ambasadori Lu ka një karrierë të gjerë në shërbimin e jashtëm dhe ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai është i përgatitur mirë për të udhëhequr byronë në misionin e tij.

Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu. Në postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA-së për Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco