Konfirmohet/ Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij 

Konfirmohet/ Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij 

20:39, 15/09/2021
A+ Aa A-

Një riorganizim i kabinetit qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndodhë këtë pasdite, ka konfirmuar Downing Street. 

Sipas mediave britanike, mes spekulimeve intensive se cilët ministra do të humbasin vendet e punës, “Numri 10” thotë se ndryshimet do të ndihmojnë vendin ‘të rindërtohet më mirë’. 

Dhe në këtë drejtim, kuptohet se ai do të bëjë një numër takimesh të reja në orët e ardhshme. 

“Kryeministri sot do të bëjë një riorganizim për të krijuar një ekip të fortë dhe të bashkuar për t’u rimëkëmbur më mirë nga pandemia”, ka thënë një burim. 

Lajmi u njoftua pasi Johnson u shfaq në Commons për sesionin javor të Pyetjeve të Kryeministrit. 

Prania e tij në parlament mund ta lejojë atë të shkarkojë ministrat në zyrën e tij private, larg kamerave në Downing Street. 

Shkalla e riorganizimit mbetet e paqartë, por mund të jetë e gjerë – me ministrat e lartë që ka të ngjarë të humbasin vendet e punës ose të zhvendosen. 

Në javët e fundit, thashethemet janë përqendruar në të ardhmen e ministrave, përfshirë Dominic Raab, Priti Patel dhe Gavin Williamson. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco