Mbretëria e Bashkuar: Doza e tretë e vaksinës mbi 50 vjeç dhe grupet në rrezik

Mbretëria e Bashkuar: Doza e tretë e vaksinës mbi 50 vjeç dhe grupet në rrezik

10:32, 15/09/2021
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 për ata më të vjetër se 50 vjeç dhe grupet e rrezikut, tha Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid.

 

Ai deklaroi se qeveria pranoi rekomandimin e Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) dhe se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë javën e ardhshme.

Organizata Botërore e Shëndetit u ka kërkuar vendeve të pasura të shtyjnë vaksinimin me dozën e tretë derisa secili vend të vaksinojë të paktën 40 përqind të popullsisë.

"JCVI këshillon që të rrezikuarve t'i ofrohet një dozë shtesë, në mënyrë që të rritet mbrojtja individuale para dimrit," tha kryetari i bordit, profesori Wei Shen Lim, në një konferencë për shtyp.

Ai këshilloi qytetarët që të marrin dozën e tretë edhe pse vaksinohen rregullisht kundër gripit sezonal.

JCVI tha se injeksione shtesë janë të nevojshme për grupet e rrezikut sepse studimet kanë treguar se imuniteti i fituar nga vaksina dobësohet me kalimin e kohës.

Një dozë shtesë, e tretë, e cila rekomandohet për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor, ata që jetojnë me njerëz me një sistem imunitar të dobësuar, duhet të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

JVCI rekomandoi vaksinën Pfizer për një dozë shtesë, dhe si një alternativë - gjysmën e dozës së vaksinës Moderne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco