BioNTech - Si çifti i shkencëtarëve e bindën gjigantin farmaceutik Pfizer të zhvillonin një vaksinë

BioNTech - Si çifti i shkencëtarëve e bindën gjigantin farmaceutik Pfizer të zhvillonin një vaksinë

09:37, 15/09/2021
A+ Aa A-

Historia pas krijimit të vaksinës Pfizer bazuar në teknologjinë mRNA është vërtetë interesante.

Filllimisht kompania farmaceutike Pfizer ishte e kujdeshme ndaj propozimit për të zhvilluar një vaksinë për luftuar koronavirusin.

Dr Phil Dormitzer, nënkryetar i Pfizer dhe zyrtari kryesor shkencor për vaksinat virale në atë kohë e konsideroi vaksinën anti-covid bazuar në mRNA shumë eksperimentale. 

"Supozimi im ishte se [Covid-19] do të kontrollohej" si shpërthimet e Sars dhe Mers, pranon Dr Dormitzer.

"Pas telefonatës me Phil, thjesht mendova për një sekondë dhe thashë" do ta telefonojmë përsëri pas disa javësh " tha Dr Sahin për  median angleze 'The Telegraph'.

Çifti mendoi se ishte vetëm një "çështje kohe" para se gjiganti i ilaçeve të ndryshonte mendje - dhe ata kishin të drejtë. 

Një marrëveshje u njoftua mes dy kompanive një muaj më vonë.

BioNTech mund të ketë krijuar vaksinën kryesore në botë kundër koronavirusit, por shumica e stafit të saj ende punojnë në distance dhe kjo përfshin themeluesit e saj.

''Unë jam këtu shumicën e kohës, por kompania është rreth 250 metra nga këtu,  nganjëherë shkoj për të parë nëse të gjithë punojnë", thotë Dr Ugur Şahin përmes një lidhjeje Zoom.

"Është për të shmangur kontaktet e tepërta", ndërhyn gruaja e tij dhe partnerja në biznes, Dr Ozlem Türeci, 

Historia e tyre tregohet në një libër të ri, ‘Vaksina’, i shkruar nga gazetari Joe Miller me bashkëpunimin me çiftit, që pritet të dalë këtë javë.

Dr.Sahin dhe bashkëshortja e tij Tureci u mobilizuan për të ndërmarrë një veprim pasi lexuan një artikull të akedemikëve kinezë botuar në revistën e njohur ‘Lancet’ në janar të 2020-ës.

Ata kuptuan menjëherë se një pandemi ishte afër.

 Ngjitja e virusit dhe mënyra se si ai hyri në trupin e njeriut i alarmoi ata kur lexuan për një vajzë shtatëvjeçare e cila u diagnostikua pozitive, pa pasur fillimisht asnjë simptomë.

" Virusi metastazon ashtu siç bën kancerin. Në fillim ju nuk e shihni kancerin, por pastaj shihni se çfarë ndodh " , është shprehur Sahin.

Si funksionojnë vaksinat e ARNi

Ashtu si Moderna në SHBA, BioNTech është e specializuar në teknologjinë mRNA, që do të thotë se fragmente të kodit gjenetik mund të sintetizohen në një laborator dhe më pas të injektohen në qarkullimin e gjakut për të komanduar sistemin imunitar .

Vaksinat e bazuara në teknologjinë mRNA janë provuar të jenë "pionierë" në luftën kundër mutacioneve të koronavirusit dhe në prodhimin e dozave përforcuese.

BioNTech tani ka ekipe shkencëtarësh të cilët mund të përballojnë ndryshime të tilla, por themeluesit e tij, ndonëse optimistë për të ardhmen, paralajmërojnë se jo gjithçka është aq e thjeshtë.

''Sistemi imunitar në një moment ka nevojë për forcim për secilin patogjen, kështu që është e rëndësishme të bëhet një dozë përforcuese. Nëse, natyrisht, qëllimi është zvogëlimi i infeksioneve, atëherë përforcuesit mund të përdoren më herët." shpjegon Sahin.

Libri "Vaksina" zbulon gjithashtu se lobistët nga Brukseli i kishin kërkuar Bashkimit Evropian të mos pajtohej për vaksinën Pfizer, pasi çmimi i saj është shumë herë më i lartë se ai i AstraZeneca.

Disa nxituan të fajësojnë Pfizer-BioNTech se shpejtësia dhe shkalla me të cilën u lëshua vaksina mund të jetë e motivuar nga fitimi.

Por Sahin beson se nuk ka prova për ta vërtetuar këtë. 

" Në këtë fazë ne mund të investojmë fitimet nga vaksina për të përshpejtuar zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë sonë. Për shembull, ne mund të vrapojmë më shpejt për të krijuar një vaksinë kundër malaries. Dhe ne do ta bëjmë sepse jemi të fokusuar në qëllimin tonë. Malaria është një nga sëmundjet infektive më të këqija që prek shumë fëmijë të vegjël ." shprehet Sahin.

Në të njëjtën kohë, ai shton se vaksina shitet në vendet e varfra me një çmim jashtëzakonisht të ulët. 

Teknologjia është gjithashtu e licencuar në vendet në zhvillim në mënyrë që të mund të prodhohet në vend.

Kur u pyetën për të ardhmen e vaksinave të mRNA në sëmundje të tilla si kanceri, Sahin dhe Toruci  shprehën optimizëm. 

Siç shpjegojnë ata, zhvillimet në inteligjencën artificiale dhe robotikën do të ndihmojnë në përgatitjen e vaksinave të individualizuara për lloje të ndryshme të kancerit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco