Një mi i ngordhur në tabakanë e ushqimeve të pacientëve të spitalit onkologjik

Një mi i ngordhur në tabakanë e ushqimeve të pacientëve të spitalit onkologjik

16:20, 14/09/2021
A+ Aa A-

Një mi i ngordhur është gjetur mbi një tabaka ushqimi për të shtruarit në repartin e onkologjisë në poliklinikën e Modenës, më 9 shtator, gjatë shpërndarjes së drekës.

Miu i vogël ishte ngjitur në plastikën mbrojtëse të ushqimeve të cilat do t’iu shpërndaheshin pacientëve.

 Shpërndarja u ndërpre menjëherë dhe autoritetet e shëndetit e të higjienës nisën menjëherë analizimin e ngjarjes për të zbuluar se si kishte ndodhur, duke mos përjashtuar as ndonjë akt të qëllimshëm.

Shërbimi i ushqimit të spitalit iu është besuar furnizuesve të jashtëm që merren me prodhimin dhe shpërndarjen, si dhe me pastrimin e kuzhinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco