Japonezët japin gati 2 milionë dollarë për studimin kundër sëmundjes së maceve

Japonezët japin gati 2 milionë dollarë për studimin kundër sëmundjes së maceve

14:46, 14/09/2021
A+ Aa A-

Macet shpesh ngordhin nga sëmundjet e veshkave, prandaj japonezët që i duan këto kafshë kanë dhuruar gati 2 milionë dollarë për një hulumtim shkencor në kërkim të ilaçit.

Pasi pandemia e koronavirusit e goditi ekonominë vitin e kaluar, shkencëtarët në Universitetin e Tokios i humbën fondet për studimin rreth parandalimit të sëmundjes së veshkave te macet, shkruan France 24, transmeton Gazeta Express.

Mijëra japonezë u organizuan përmes internetit për t’iu ofruar përkrahje financiare shkencëtarëve, pasi një lajm rreth vështirësisë së tyre u bë shumë i popullarizuar.

“E humba macen time të dashur për shkak të sëmundjes së veshkave në dhjetorin e kaluar. Shpresoj që ky studim do të zhvillohet dhe do të ndihmojë shumë mace që të jetojnë pa këtë sëmundje”, shkroi një grua, e cila dha 20 dollarë.

Një dhurues tjetër, që ndau 90 dollarë për studimin, tha: “Kam marrë një kotele së voni. Po jap donacion me shpresë se studimi do të jetë gati për këtë mace”.

Macet shtëpiake dhe kafshët e familjes së njëjtë në natyrë janë të rrezikuara nga problemet në veshka për shkak të paaftësisë gjenetike për të aktivizuar një proteinë kyçe, të zbuluar nga studimet në Tokio.

Proteina e quajtur AIM ndihmon në pastrimin e qelizave të vdekura dhe mbetjeve tjera nga trupi, duke e parandaluar bllokimin e veshkave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco