Japonia vendos rekord të ri jetëgjatësie: Njëqindvjeçarët tejkalojnë shifrën 86500

Japonia vendos rekord të ri jetëgjatësie: Njëqindvjeçarët tejkalojnë shifrën 86500

14:13, 14/09/2021
A+ Aa A-

Numri i personave njëqindvjeçarë në Japoni është rritur për herë të parë në një rekord prej 86.510, treguan sot të dhënat e qeverisë.

Jetëgjatësia mesatare në Japoni arriti nivele rekord për gratë dhe burrat në 2020, në 87.74 vjet dhe 81.64 vjet, respektivisht, sipas një tabele bazë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Shifrat tregojnë se në krahasim me vitin 2019, jetëgjatësia mesatare e grave në Japoni u rrit me 0.30 vjet dhe ajo e burrave me 0.22 vjet, me të dy shifrat që regjistrojnë rritje për të nëntin vit radhazi.

Rajoni administrativ i veçantë i Hong Kongut thuhet se kryeson listën e jetëgjatësisë për vendet dhe rajonet në të gjithë botën, në 88.14 vjet për gratë dhe 82.71 vjet për burrat në vitin 2020.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) përjashton Hong Kongun dhe të tjerat rajonet në statistikat e saj, dhe kështu ministria japoneze e shëndetësisë nuk e përfshiu Hong Kongun në studimin e saj të fundit. S

i rezultat, gratë dhe burrat japonezë kanë fituar vendin e parë dhe të dytë, respektivisht, në botë për 36 vjet rresht që nga viti 1985, sipas ministrisë.

Koreja e Jugut u rendit e dyta pas Japonisë për sa i përket jetëgjatësisë mesatare të grave, me 86.3 vjet, e ndjekur nga Singapori me 86.1 vjet. 

Sa për meshkujt, Zvicra arriti vendin e parë me 81.9 vjet, ndërsa Singapori zuri vendin e tretë me 81.5 vjet.

Jetëgjatësia mesatare është një vlerësim numerik se sa gjatë një person i lindur në një vit të caktuar do të jetojë mesatarisht me supozimin se situata e fatalitetit nuk do të ndryshojë në dekadat e ardhshme.

"Megjithëse koronavirusi është bërë një faktor kontribues në uljen e jetëgjatësisë mesatare, shkalla e vdekjeve nga pneumonia dhe kanceri është përmirësuar, duke rezultuar në një rritje të jetëgjatësisë mesatare," tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë përgjegjës për statistikat në një analizë të situata.

Jetëgjatësia mesatare e Japonisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. 

Fillimisht arriti 80 vjet në 1984 për gratë dhe e bëri këtë në 2013 për burrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco