Eurodeputetët bëjnë thirrje për mbrojtjen e familjeve LGBTQ+, sanksione kundër Polonisë dhe Hungarisë

Eurodeputetët bëjnë thirrje për mbrojtjen e familjeve LGBTQ+, sanksione kundër Polonisë dhe Hungarisë

13:53, 14/09/2021
A+ Aa A-

Eurodeputetët votuan të martën(14 shtator) fuqishëm në favor të një rezolute që i bën thirrje Komisionit Evropian të marrë në konsideratë sanksionet kundër Polonisë dhe Hungarisë për shkeljen e "vlerave" evropiane mbi të drejtat LGBTQ+ si dhe "masat kundër Polonisë për shkeljen e parimeve të mosdiskriminimit" të personave LGBTQ+.

Rreth 387 eurodeputetë votuan për rezolutën jo detyruese, ndërsa 161 votuan kundër.

Parlamenti Evropian "i bën thirrje Komisionit të përdorë plotësisht mjetet në dispozicion të tij, për të adresuar rrezikun e qartë të një shkeljeje serioze nga Polonia dhe Hungaria të vlerave mbi të cilat është themeluar Bashkimi", thuhet në tekst.

Rezoluta kundërshtoi "zonat pa LGBTI" të Polonisë, si dhe "retorikën armiqësore nga politikanët e zgjedhur, rritje të dhunës homofobike dhe transfobike" në BE.

Rezoluta këmbëngul që familjeve ylber - familjeve ku të paktën njëri prind është LGBTQ+ - duhet të "garantohen të njëjtat të drejta familjare ... në të gjitha Shtetet Anëtare, dhe në veçanti të drejtën për lëvizje të lirë brenda BE".

"Nuk ka pasur asnjë ndryshim të vetëm ligjor ose politik që ndikon pozitivisht tek personat LGBTQI" në 2021, dhe ka pasur "hapa prapa", thuhet në rezolutë. Në korrik, Hungaria miratoi një ligj që ndalon përfaqësimin e çifteve të të njëjtit seks dhe transgjinor për të miturit, ndërsa Polonia vazhdoi të lejonte "zona pa LGBTQ".

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco