Putin hyn në izolim pas shpërthimit të koronavirusit në ekipin e tij

Putin hyn në izolim pas shpërthimit të koronavirusit në ekipin e tij

13:21, 14/09/2021
A+ Aa A-

Megjithëse Presidenti rus nuk ishte i sëmurë, një zëdhënës i Kremlinit u tha gazetarëve, se ai e kishte ndalur mbajtjen e takimeve personalisht dhe nuk do të shkonte për në Dushanbe këtë javë për samitet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Putin për herë të fundit u shfaq në publik të hënën pasdite. Gjatë një takimi me atletët rusë  paraolimpikë, ai tha: “Edhe në ekipin tim ka probleme me Covid… Unë mendoj se së shpejti mund të më duhet të hyj në karantinë. Shumë njerëz janë të sëmurë (rreth meje)".

Të hënën në mbrëmje, ai zhvilloi bisedime me udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad.

Kremlini njoftoi për regjimin e vetëizolimit të Putinit të martën.

"Presidenti është absolutisht i shëndetshëm," tha Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, duke shtuar se Putin kishte bërë një test PCR dhe kishte pasur një rezultat negativ. “Sigurisht që ne e dimë se kush është sëmurë përreth presidentit. Izolimi nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në punën e tij, por tani për tani nuk do të ketë takime personale. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco