Sistemi 'joefikas' i BE për dëbimin e emigrantëve, po e inkurajon migrimin e paligjshëm

Sistemi 'joefikas' i BE për dëbimin e emigrantëve, po e inkurajon migrimin e paligjshëm

10:52, 14/09/2021
A+ Aa A-

Sistemet joefikase të Bashkimit Evropian për kthimin e emigrantëve ilegalë në vendet e tyre të origjinës kanë efektin e kundërt me atë të synuar, thuhet në një raport të veçantë të auditorëve.

Në vend që t'i pengojnë njerëzit të shkojnë drejt Evropës, ata në fakt po i inkurajojnë ta bëjnë këtë, thotë Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA).

Në raportin e botuar të hënën, ECA tha se nga rreth 500,000 njerëz që janë urdhëruar të largohen nga BE që nga viti 2008, vetëm 29% u dëbuan përfundimisht. Kurse vetëm 19% , domethënë një në pesë- - që erdhën nga jashtë Evropës kontinentale janë kthyer mbrapsht.

Audituesi kryesor Leo Brincat u tha gazetarëve se dëbimet "efektive" janë një "pjesë thelbësore e një politike të përgjithshme migratore".

"Sidoqoftë, sistemi aktual i kthimit i BE-së vuan shumë nga joefikasitetet që çojnë në të kundërtën e efektit të synuar: inkurajimin, dhe jo dekurajimin e migrimit ilegal", shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco