Lajmi i fundit

VIDEO - Tentoi të vriste me thikë, një shtetase, arrestohet 33- vjeçari në Fier

FOTO: Talebanët vizitojnë burgun në të cilin ishin burgosur për vite me radhë

FOTO: Talebanët vizitojnë burgun në të cilin ishin burgosur për vite me radhë

10:32, 14/09/2021
A+ Aa A-

20 vite më parë burgu kryesor ishte i mbushur mijëra talebanë të kapur dhe arrestuar nga qeveria e atëhershme.

Ndërsa ditën e djeshme një komandant taleban shëtiti në sallat e zbrazëta dhe blloqet e qelive, duke u treguar miqve të tij se ku ishte burgosur dikur.

Ishte një shenjë e rendit të ri të papritur dhe befasues në Afganistan pasi grupi hyri në kryeqytet gati një muaj më parë dhe hodhi poshtë një qeveri të shkatërruar, të mbështetur nga SHBA, të cilën e kishte luftuar për 20 vjet.

Talebanët tani drejtojnë burgun Pul-e-Charkhi, në periferinë lindore të Kabulit. 

Pasi pushtuan qytetin, luftëtarët liruan të gjithë të burgosurit atje, rojet e qeverisë ikën dhe tani dhjetëra luftëtarë talebanë po drejtojnë objektin.

Komandanti, i cili refuzoi të japë emrin e tij, ishte në një vizitë personale në kompleks me një grup shokësh të tij.

 Ai tha se ishte arrestuar rreth 10 vjet më parë në provincën lindore Kunar dhe u soll në Pul-e-Charkhi, i lidhur.

‘Ndihem kaq keq kur i kujtojë ato ditë’’ është shprehur ai.

"Ato ditë janë ditët më të errëta të jetës sime, dhe tani ky është momenti më i lumtur për mua që jam i lirë dhe vij këtu pa frikë."

 

Shumë afganë si dhe qeveri në të gjithë botën janë alarmuar nga marrja e shpejtë e pushtetit nga talebanët, nga frika se lëvizja do të imponojë një rregull të ngjashëm, të ashpër siç bënë gjatë qeverisjes së tyre të parë në vitet 1990.

Pul-e-Charkhi kishte një histori të gjatë shqetësuese të dhunës, ekzekutimeve masive dhe torturave.

 Varret masive dhe qelitë e torturës u zbuluan që datojnë nga qeveritë e mbështetura nga sovjetikët në fund të viteve 1970 dhe 1980.

Të burgosurit talebanë shpesh u ankuan për abuzime dhe rrahje, dhe pati trazira të rregullta. 

Megjithatë, ata e mbajtën organizatën e tyre pas hekurave.Marrë nga Al Jazeera

Image

Felipe Dana/AP Foto
Image
Felipe Dana/AP Foto
Image
Felipe Dana/AP Foto
Image
Felipe Dana/AP Foto
Image
Felipe Dana/AP Foto
Felipe Dana/AP Foto
Image
Felipe Dana/AP Foto
ImageFelipe Dana/AP Foto

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco