Zhduken dy liderë talebanë/ U vranë gjatë sherrit për ministritë?

Zhduken dy liderë talebanë/ U vranë gjatë sherrit për ministritë?

10:19, 14/09/2021
A+ Aa A-

Dy figura të larta talebane janë zhdukur nga sytë e publikut, raporton The Guardian.

Bëhet fjalë për liderin kryesor, Mullah Haibatullah Akhundzada, që nuk është parë në publik prej një muaji, dhe për Mullah Abdul Ghani Baradar, një prej imazheve publike të talebanëve.

Pikëpyetjet për gjendjen e tyre nisën të ngrihen në publik pasi të dy janë figura të rëndësishme në bisedimet për paqen.

Gazeta shkruan se në Kabul ka zëra në rritje se ata janë vrarë ose plagosur rëndë gjatë një përleshje me një tjetër lider taleban gjatë një sherri për ndarjen e ministrive.

Në përpjekje për të shuar zërat, talebanët kanë publikuar foton e një njoftimi me shkrim dore nga një prej zëvendësve të Baradar. Megjithatë mungesa e pamjeve aktuale të Baradar, vetëm sa e ka shtuar misterin.

Baradar është një personazh i rëndësishëm pas daljeve të vazhdueshme në median ndërkombëtare.

Ndërkohë talebanët nuk janë më një grup që fshihet, por kanë pushtetin në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco