Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Francë: Statuja e skllaves lyhet me bojë të bardhë, sulm i qartë racist

Francë: Statuja e skllaves lyhet me bojë të bardhë, sulm i qartë racist

09:39, 14/09/2021
A+ Aa A-

Një statujë e një skllaveje në qytetin francez Bordo është lyer me bojë të bardhë, në një sulm të dukshëm racist, thanë zyrtarët e qytetit.

Statuja prej bronzi është e Modeste Testas, një skllaveje afrikane e cila u ble nga një familje në Bordo në shekullin e 18 -të. Ajo më vonë u lirua.

Statuja u gjet e dëmtuar të hënën në mëngjes, por tani është pastruar.

Bashkia e qytetit të Bordos tha se do të paraqiste një kallëzim penal, duke thënë se ishte "ndoshta raciste" në natyrë.

Testas u dërgua në ishullin Karaibe të Hispaniola për të punuar në një plantacion sheqeri.

Ajo më vonë u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe u lirua pasi pronari i saj francez vdiq. Ajo u vendos përsëri në pjesën perëndimore të Hispaniola, që tani është Hait, dhe vdiq në moshën 105 vjeç.

Statuja e Testas u përurua në vitin 2019 dhe ishtë një nga një seri aktesh që synojnë adresimin e së kaluarës koloniale të Bordos, që ishte ishte një nga qendrat kryesore të tregtimit të skllevërve në vend.

Këshilltari përgjegjës për trashëgiminë, Stephane Gomot, tha se nëse racizmi konfirmohej si motiv ai përbënte një "sulm shumë të dhunshëm ndaj gjithçkaje që përfaqëson kjo statujë", përfshirë "kujtimin e njerëzve të dëbuar nga trafikantët e skllevërve".

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco