Rrëzohet një avion pranë ishullit në Greqi

Rrëzohet një avion pranë ishullit në Greqi

20:59, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një avion privat është rrëzuar pranë ishullit Samos në Greqi, në zonën detare Potokaki Pythagorion.

Dy viktima janë gjetur deri tani nga operacioni i kërkim-shpëtimit.

Mësohet se avioni vinte nga Izraeli dhe do të ulej në Samos, por mbërritja fatkeqësisht nuk ndodhi.

Pak para se të ulej avioni ka pasur problem dhe duket se është rrëzuar.

Autoritetet greke ndërmorën operacionin me helikopter, anije të Frontex dhe varka peshkimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco