VIDEO e rëndë/ I kërkoi të zbatonte rregullat anti-covid, burri rreh brutalisht policen

VIDEO e rëndë/ I kërkoi të zbatonte rregullat anti-covid, burri rreh brutalisht policen

14:49, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi teksa vendi është vendosur sërish në masa të rrepta anti-covid për shkak të numrit të lartë të infektuar me COVID-19.

Në videon e pulikuar që tashmë është bërë virale shihet një qytetar australian duke rrahur brutalisht një police, pasi ajo i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi se kishte thyer rregullat e shtetrrethimit.

Në pamje tregohet momenti kur oficerja  goditet në mënyrë të përsëritur ndërsa kolegu i saj thërret për ndihmë pasi edhe ai ishte goditur në gjoks momente më parë - duke pësuar "prerje dhe mavijosje.

Policia tha se një 43-vjeçari u arrestua më vonë nën dyshimin për sulm dhe thyerje të bllokimit, para se të sulmonte një oficer të tretë në stacion. 

Sydney tani po hyn në javën e tij të 12 –të në shtetrrethim, të cilat i ndalojnë njerëzit të largohen nga shtëpia pa një "justifikim të arsyeshëm" 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco