Turqi/ Operacion i fuqishëm ndaj një bande që ushtronte prostitucion

Turqi/ Operacion i fuqishëm ndaj një bande që ushtronte prostitucion

13:35, 13/09/2021
A+ Aa A-

Gjashtë të dyshuar janë ndalur në një operacion kundër organizatës kriminale të udhëhequr nga Sabri Ç.

Ky i fundit i njohur me nofkën ‘Pala Sabri’ kishte detyruar gra kryesisht me kombësi të huaj të prostituonin në Beyoglu dhe Beshiktash.

Gjithashtu Sabri Ç drejtonte klube nate, bujtina, parukeri dhe tregje dhe se gratë të cilat ai i mbante atje me forcë i dërgonte në klube nate ku ishin të detyruar të ushtonin prostitucion.

Ndërsa ekipet që bastisnin klubet e natës arrestuan 6 të dyshuar, 62 gra viktima, shumica e të cilave ishin shtetase marokene, u morën nën mbrojtje nga ekipet e policisë.

Ndërsa  drejtuesi i organizatës, Sabri Ç, është jashtë vendit dhe përpjekjet për kapjen e tij vazhdojnë, procedimet policore të të dyshuarve të ndaluar vazhdojnë.

Momente nga ky operacion u regjistruan dhe në kamera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco