VIDEO-FOTO/ NYT: Sulmi me dron i SHBA në Kabul vrau 7 fëmijë dhe 3 civilë, asnjë militant të ISIS-K

VIDEO-FOTO/ NYT: Sulmi me dron i SHBA në Kabul vrau 7 fëmijë dhe 3 civilë, asnjë militant të ISIS-K

17:10, 12/09/2021
A+ Aa A-

Analiza e videos së sulmit me dron të bërë në Kabul në 29 gusht, tregon se Shtetet e Bashkuara mund të kenë shënjestruar gabimisht një punonjës ndihmash dhe jo luftëtarë të Shtetit Islamik në sulmin e fundit në Afganistan, i cili vrau 10 civilë, shkroi New York Times të Premten.

Pas sulmit nga Pentagoni u tha se ishte ndërprerë një sulm i ri i planifikuar nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik përmes një sulmi me dronët ‘Reaper’ më 29 gusht - një ditë para se trupat amerikane të përfundonin misionin e tyre 20 -vjeçar në Afganistan.

Por një banor i Kabulit, Aimal Ahmadi i ka thënë më herët AFP -së se nga sulmi u vranë 10 civilë, përfshirë vajzën e tij të vogël, nipërit, mbesat dhe vëllain e tij Ezmarai Ahmadi, i cili po drejtonte makinën që u godit pasi u parkua.

Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë New York Times shkroi se ushtria amerikane mund të ketë qenë duke parë Ahmadin dhe një koleg të tij duke ngarkuar bidona  uji, që përdoreshin për furnizim pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi. Gjithashtu ai ka qenë duke marrë edhe një laptop për shefi i tij.

E pasi kanë parë këto dy veprime, ata kanë sulmuar duke asgjësuar makinën e mbushur me bidonë uji.

Ezmarai Ahmadi ishte një inxhinier elektrik që punonte për kompaninë ‘Nutrition and Education International’ me bazë në Kaliforni dhe ai vetë ishte një ndër mijëra afganë që kishin aplikuar për tu larguar në Amerikë.

Pas sulmit, zyrtarët amerikanë thanë se një shpërthim më i madh ndodhi pas sulmit me dron, duke treguar se kishte eksploziv në makinë.

Por hetimi i New York Times tregoi se nuk kishte asnjë dëshmi të një shpërthimi të dytë, por vetëm gjurmën shkatërrimi në një portë oborri aty pranë dhe asnjë shenjë të qartë të një shpërthimi shtesë, siç janë mure të shkatërruara.

Aimal Ahmadi më herët i tha AFP se 10 civilë u vranë. Zyrtarët amerikanë kanë pranuar tre vdekje civile, por argumentuan se goditja parandaloi një sulm tjetër vdekjeprurës.

Duke komentuar raportin, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se Komanda Qendrore e SHBA ‘vazhdon të vlerësojë’ sulmin, por se ‘asnjë ushtri tjetër nuk punon më shumë se ne për të parandaluar viktimat civile’.

New York Times vuri në dukje se një sulm me raketa mëngjesin tjetër, i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik, u krye nga një Toyota Corolla e ngjashme me atë të Ahmadi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/09/2021 17:41

ATA DUHET TE PADITIN SHBA DHE TE HAPIN GJYQ KUNDER NJEREZIMIT DHE TI KERKOJNE QEVERISE SE SHBA MILIONA DOLLARE PER JETET E PAFAJSHME TE HUMBURA NE KETE AKT TERRORIST TE KRYER NGA USHTRIA E SHBA!!! SHBA PO SHKATERRON TE GJITHE BOTEN!! ME RAKETA DHE ME VAKSINA SOROSIANE, GATES DHE FUCIANE!!!

Shto koment

Denonco