Talibanët: Vajzat dhe gratë mund të studiojnë në klasa pa burra

Talibanët: Vajzat dhe gratë mund të studiojnë në klasa pa burra

12:29, 12/09/2021
A+ Aa A-

Talibanët thonë se vajzat dhe gratë mund të studiojnë në klasa pa burra

Ministri i arsimit të lartë në qeverinë e re talebane në Afganistan tha se gratë mund të studiojnë në universitete, përfshirë në nivelin pasuniversitar, por se klasat do të ndahen nga gjinia dhe se veshja islame do të jetë e detyrueshme.

Ministri Abdul Baki Hakani prezantoi politikën e re të qeverisë në një konferencë shtypi, disa ditë pasi sundimtarët e rinj të Afganistanit formuan një qeveri kalimtare, të përbërë ekskluzivisht nga burra dhe përfaqësues të talebanëve.

Hakani tha se studentët e universitetit do të duhet të mbajnë hixhab, por ai nuk specifikoi nëse kjo nënkupton vetëm shaminë e detyrueshme, por edhe mbulimin e detyrueshëm të fytyrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco