Kryeministri i këtij vendi paditet nga i biri

Kryeministri i këtij vendi paditet nga i biri

11:17, 11/09/2021
A+ Aa A-

Andrej Babis i ri, djali i kryeministrit çek Andrej Babis, do të padisë penalisht të atin. “Kundër meje janë kryer krime. Babai im duhet të mbajë përgjegjësi për atë që guxoi të më bënte mua”, tha Babiš për gazetën Deník N.

Ai e akuzon të atin se e ka përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të fondeve të BE-së, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare çeke.

Ai gjithashtu thotë se është mbajtur në Krime kundër vullnetit të tij, për ta penguar të japë dëshmi mbi rastin.

Vetë i ati i mohon akuzat, duke e quajtur djalin e tij të sëmurë mendor.

Policia çeke mori në pyetje Babiš junior për pesë orë të enjten. Ai u dha atyre një opinion ekspertësh, që konkludonte se ai nuk ka probleme të shëndetit mendor.

Kryeministri çek dyshohet se ka fituar në mënyrë të paligjshme 2 milion euro nga fondet e BE-së për një qendër konferencash të quajtur Stork Nest Farm.

Në qershor 2021, hetuesit e policisë rekomanduan ngritjen e akuzave penale kundër tij, por avokati i shtetit e ktheu rastin në polici për hetime të mëtejshme, kështu që rasti mbetet i hapur.

Vetë Babis pretendon se është i pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco