Stërvitja ushtarake e Rusisë dhe Bjellorusisë alarmon NATO-n

Stërvitja ushtarake e Rusisë dhe Bjellorusisë alarmon NATO-n

15:16, 10/09/2021
A+ Aa A-

Rusia dhe Bjellorusia nisën zyrtarisht një stërvitje ushtarake të përbashkët.

Stërvitja njëjavore e cila zhvillohet në territorin e të dy vendeve dhe në Detin Baltik ka alarmuar NATO-n pasi Bjellorusia është pjesë e zonës thuajse neutrale mes Europës dhe Rusisë.

Udhëheqësit kryesorë ushtarakë nga të dyja shtetet morën pjesë në ceremoninë e stërvitjes të quajtur “Zapad-2021”.

Një zhvillim i tillë vjen mes rritjes së tensioneve midis Perëndimit dhe Bjellorusisë për shkak të shtypjes së opozitës në Minsk.

Ministria ruse e mbrojtjes bëri me dije se në stërvitje marrin pjesë 200.000 trupa ushtarake, 80 avionë dhe helikopterë, 15 anije dhe gati 300 tanke.

Personeli ushtarak nga Armenia, India, Kazakistani, Kirgistani dhe Mongolia gjithashtu do të marrin pjesë.

Zyrtarët e NATO -s kanë paralajmëruar se stërvitjet, të cilat pasojnë një ngritje të madhe ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës në fillim të këtij viti, rrisin rrezikun e një aksidenti apo përplasjeje. Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Pankov tha se stërvitjet ishin thjesht mbrojtëse dhe do t’i jepnin Moskës dhe Minskut një shans për të përmirësuar mënyrën se si ushtritë e tyre punojnë së bashku.

Analistët thonë se përfshirja e Minskut nxjerr në pah lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis saj dhe Moskës. Kremlini është treguar një aleat jetik për Bjellorusinë pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Presidentit Alexandër Lukashenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco