Sapuni me qumësht gomarice që po bën 'bum' në Jordani

Sapuni me qumësht gomarice që po bën 'bum' në Jordani

13:21, 08/09/2021
A+ Aa A-

Fisi dhe miqtë fillimisht e përqeshën sipërmarrjen e re të një familjeje jordaneze për të bërë sapun nga qumështi i gomarit. Por tani, një vit më vonë, kompania po forcohet dhe klientët po shtohen shumë.

Firma “Sapunët me Qumësht Gomarice‘Atan” prodhon 100% sapun natyral nga ferma e vet në Madaba, 35 kilometra në jugperëndim të Amanit, ku mban 12 gomarica dhe një punishte në kryeqytetin jordanez.

Edhe pse rajonet e tjera rreth Mesdheut prodhojnë sapun nga qumështi i gomarices, ky është i pari për Jordaninë.

"Në fillim, shumë  u tallën me këtë  idenë," tha Emad Attiyat, 32 vjeç, bashkëthemelues i projektit i cili e merr emrin nga arabishtja për gomaricën femër, "atan".

Skeptikët u tallën se "nuk do të përdornin kurrë për lëkurën e tyre" ndonjjë gjë që vinte nga gomerët", shtoi Attiyat i cili ka një diplomë në Sistemet e Menaxhimit të Informacionit.

Por "pasi e provuan sapunin, gjithçka ndryshoi, dhe tani ne prodhojmë më shumë se 4500 copë sapun në muaj për të përmbushur kërkesën," tha ai, duke qëndruar pranë hambarit ku janë vendosur kafshët.

 "Redukton plakjen"

Qumështi i gomaricës thuhet se është i pasur me minerale dhe proteina që mund të ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Ai gjithashtu ka nivele të larta të antioksidantëve, të cilët mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit dhe efektet e plakjes, sipas estetistëve.

Një litër qumësht prodhon rreth 30 copë sapun, por mjelja e secilës gomarice është një detyrë e mundimshme që bëhet me ndihmën e një pompë elektronike të mbajtur me dorë.

Çdo gomaricë duhet të milet tri herë në ditë në mënyrë që të marrësh rreth një litër lëng dhe të lihet rreth një litër tjetër për kërriçin. Qumështi ngrihet dhe më pas transferohet në punishten e kompanisë në Aman për t'u kthyer në sapun.

Hulumtimet kanë treguar se qumështi i gomarit mund të "ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, të zvogëlojë shenjat e plakjes dhe të ndihmojë në kurimin e disa sëmundjeve të lëkurës si ekzema", tha nëna e Attiyat Salma Al-Zubi.

Ajo ishte e para që doli me idenë për ta provuar këtë sipërmarrje.

Një aktiviste mjedisore dhe mësuese në pension, ajo tha se sapuni i qumështit të gomarit kontribuon në balancimin e niveleve të lagështisë së lëkurës, duke hequr rrudhat, si dhe efektet e njollave dhe akneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco