'Merrni majtas': Kur një akullthyese bërthamore ndalon në Polin e Veriut

'Merrni majtas': Kur një akullthyese bërthamore ndalon në Polin e Veriut

13:01, 08/09/2021
A+ Aa A-

Duke thithur çibukun dhe hedhur vështrimin mbi Arktikun e gjerë dhe të akullt, kapiteni Dmitry Lobusov i bie borisë për të sinjalizuar udhëtarët se ata janë pranë destinacionit të tyre: Polit të Veriut.

Oqeani Arktik është shumë i thellë për të hedhur spirancën, por një argjinaturë e trashë akulli ofron një skelë për anijen gjigante të Lobusov – njërës nga të flotës ruse në rritje të akullthyesve me energji bërthamore, shkruan AFP.

Anija 160 metra e quajtur "50 Let Pobedy" ("50 Vjet Fitore") ul shpejtësinë.

"Merrni majtas, ne do të ndalemi këtu," i thotë Lobusov-i, Diana Kidzhi-it, e dyta në komandën e tij dhe gruaja më e vjetër në flotën akullthyese bërthamore të Rusisë.

Tridhjetë minuta më vonë, anija gjigante kuqezi ndalon në një distancë të shkurtër në këmbë nga pika më veriore e Tokës.

"Bravo", thotë Lobusov-i, duke shtrënguar dorën e Kidzhi-t dhe duke zbritur nga kuverta.

Image

Pasagjerët, përfshirë një grumbull nxënësish të shkollave të mesme që fituan një udhëtim në një konkurs, shkelin mbi akullin e rrëshqitshëm për të bërë fotografi.

Akulli mbi të cilin ata qëndrojnë - drejtpërdrejt mbi dyshemenë e oqeanit që shënon Polin e Veriut - po zhvendoset në rrymat e Arktikut, duke i larguar ngadalë nga Poli.

"Ju gjithmonë e gjeni Polin tuaj të Veriut", thotë Viktor Boyarsky, një eksplorues 70-vjeçar rus që kthehet në Arktik.

Akullthyeses iu deshën tre ditë e gjysmë për të përshkuar 2,400 kilometra në Polin e Veriut nga Murmansk, baza e Flotës Veriore të Rusisë.

Udhëtimi është i mundur vetëm në verë, kur mbulesa e akullit është në nivelin më të ulët. Ndryshimi i klimës po e bën udhëtimin gradualisht më të lehtë nga viti në vit.

Image

Megjithatë, ekuipazhi prej 95 personash është vigjilent për masivët e akullit që mund të pengojnë ecjen përpara të anijes.

Ura është në kontakt të vazhdueshëm me ekuipazhin që kontrollon reaktorin bërthamor të anijes.

Vladimir Yudin, inxhinieri kryesor mekanik i anijes, është përgjegjës për motorin e tij 75,000 kuaj fuqi, ekuivalent me rreth 75 makina garash të Formula 1.

"Ne kemi 1,144 cilësime për të menaxhuar dhe po aq sensorë që duhet të kontrollohen rregullisht," thotë Yudin.

Motori shtyn përpara trupin e anijes, e cila është krijuar për të prerë akullin. Pjesa e përparme është në formë lugë, shpjegon Lobusov-i.

"Kjo na lejon të ngecemi në akull më rrallë dhe ta depërtojmë më mirë atë," thotë 57-vjeçari, i cili ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij në Arktik.

Trupi është gjithashtu i veshur me çelik inox, thotë ai, duke ndihmuar anijen gjigante të rrëshqasë pa probleme dhe duke i shqetësuar arinjtë polarë në rajon sa më pak të jetë e mundur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco