19-vjeçarja spanjolle ngre padi pasi ADN-ja tregon se ishte ngatërruar në lindje

19-vjeçarja spanjolle ngre padi pasi ADN-ja tregon se ishte ngatërruar në lindje

12:10, 08/09/2021
A+ Aa A-

Një 19-vjeçare spanjolle ka ngritur padi dhe ka kërkuar dëmshpërblim pasi mësoi se ishte shkëmbyer gabimisht kur ishte foshnjë në një maternitet publik në Logroño dhe përfundoi në një familje tjetër, jo në të sajën në vitin 2002 kur lindi.

Vajza ka kërkuar kompensim nga autoritetet shëndetësore në Spanjë pasi zbuloi se ishte shkëmbyer gabimisht në lindje me një foshnjë tjetër 19 vjet më parë, thonë raportet lokale.

Ajo u ngatërrua me një foshnjë e cila lindi në të njëjtën ditë në 2002 në një spital në Logroño, në jug të Bilbaos.

Të dy foshnjat u futën në inkubatorë para se t'i dorëzoheshin prindërve të gabuar.

Një qeveri rajonale ka pranuar përzierjen, duke fajësuar "gabimin njerëzor".

Të martën Ministrja e Shëndetësisë për qeverinë e La Rioja, Sara Alba, tha se nuk ishte e mundur të konkludohej se kush kishte bërë gabimin.

Alba tha se "do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte përsëri sot" sepse procedurat për identifikimin e foshnjave ishin "të sigurta dhe të besueshme".

Rasti u raportua për herë të parë nga gazeta La Rioja, e cila tha se njëra nga gratë po kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim nga Ministria e Shëndetësisë e rajonit. Ministria ka ofruar vetëm kompensim prej 215,000 euro, thonë raportet.

Gruaja tjetër e përfshirë është informuar për situatën, por nuk ka bërë një ankesë, raportoi gazeta El País.

Ankuesja, emri i vërtetë i së cilës nuk është zbuluar, kaloi nga një mjedis i strukturuar - te një familje me probleme dhe u rrit nga ajo që mendonte se ishte gjyshja e saj

Dyshimi lindi kur në vitin 2017, nëna paditi babanë (e supozuar) të 19-vjeçares se nuk kujdesej për të. 

Mosmarrëveshjet midis tyre përfunduan në një test të AND-së që zbuloi se ai burrë nuk ishte babai i vajzës por edhe analizat që erdhën më pas zbuluan se as nëna nuk kishte lidhje gjenetike me fëmijën.

"Më thoni kush jam"

Avokatja e çështjes, José Sáez-Morga, shpjegoi se vajza e dëmtuar, kur mbushi 16 vjeç, iu drejtua avokatëve me një kërkesë: "Më thoni kush jam". 

Pastaj ata shkuan në Inspektimin Shëndetësor La Rioja dhe filluan një hetim me një rezultat: në atë kohë kishte 17 vajza që mund të përkonin me ankuesen. Suksesi i hetimeve të tilla si testet e gjakut tregoi se kishte vetëm një foshnjë me të cilën ajo mund të ishte shkëmbyer në atë ditë që lindi.

Tani 19 vjeçe, vajza është duke pritur rezultatin e një testi të ADN -së për të konfirmuar identitetin e prindërve të saj biologjikë, ndërsa prokurorët po hetojnë rastin.

Ministrja Alba tha se qeveria rajonale do të respektonte procesin ligjor dhe do t'u ofronte familjeve çdo mbështetje për të cilën kishin nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco