Talebanët shpallin qeverinë e re, bota reagon

Talebanët shpallin qeverinë e re, bota reagon

11:22, 08/09/2021
A+ Aa A-

Talebanët njoftuan një qeveri kujdestare duke përfshirë një burrë nën saksionet e Kombeve të Bashkaura si kryeminsitër dhe një tjetër në listën e terrorizmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ministër i brendshëm.

Por si reaguan vendet dhe grupet ndërkombëtare ndaj qeverisë së re të krijuar nga talebanët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA janë shprehur se ishin të shqetësuar prej njerëzve të emëruar nga talebanët në postet kryesore në qeverinë e re të Afganistanit.

‘Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talebanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë dhe asnjë grua. Ne e kuptojmë që talebanët e kanë paraqitur këtë si një kabinet kujdestar. Sidoqoftë ne do t’i gjykojmë talebanët nga veprimet dhe jo nga fjalët’.

Turqia

Presidenti turk Rexhip Tajip Erdogan është shprehur se po monitoron me kujdes zhvillimet në Afganistan.

‘Ne nuk e dimë sa do të zgjasë ky kabinet i përkohshëm. E tëra çfarë duhet të bëjmë është të ndjekim me kujdes këtë proces’ u tha ai gazetarëve gjatë një vizite zyrtare në Republikën Demokratike të Kongos.

Katari

Talebanët tregojnë pragmatizëm dhe duhet të gjykohen për veprimet e tyre tha një zyrtar i lartë i Katarit për agjencinë e lajmeve AFP në një intervistë ekskluzive, duke shtuar se nuk ka dyshim se grupi ishin sundimtarët 'de facto' të Afganistanit.

‘’Ata kanë treguar një pragmatizëm të madh. Le të shfrytëzojmë mundësitë atje dhe të shikojmë veprimet e tyre publike.’ tha ndihmës ministrja e jashtme Lolwah al-Khater, e cila nuk njoftoi njohjen zyrtare të sundimtarëve të rinj të Afgansitanit.

“Ata janë sundimtarët de facto nuk ka dyshim për këtë’ është shprehur Lolwah.

Kombet e Bashkuara

Farhan Haq një zëdhënës i OKB-së tha se ata nuk angazhohen në akte të njohjes së qeverive.

‘Kjo është një çështje që është bërë nga shtetet anëtare, jo nga ne. Nga pikëpamja jonë në lidhje me njoftimin e sotëm vetëm një zgjidhje e negociuar dhe gjithëpërfshirëse do të sjellë paqe të qëndrueshme në Afganistan’ u tha ai gazetarëve.

OKB-ja është e angazhuar "të kontribuojë në një zgjidhje paqësore, të promovojë të drejtat njerëzore të të gjithë afganëve, veçanërisht të grave dhe vajzat dhe të sigurojë ndihmë humanitare për shpëtimin e jetës' shtoi ai.

UN Women

Pramila Patten, kreu i agjencisë së grave të OKB -së tha se përjashtimi i grave nga talibanët në qeverinë e re të Afganistanit vë në pikëpyetje angazhimin e saj "për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e grave dhe vajzave'.

Ajo e quajti pjesëmarrjen politike të grave "një parakusht themelor për barazinë gjinore dhe demokracinë e mirëfilltë" dhe tha se "duke përjashtuar gratë nga makineria e qeverisë, udhëheqja talebane ka dërguar sinjalin e gabuar në lidhje me qëllimin e tyre të deklaruar për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, të fortë dhe të begatë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco