Për arrestimin e ministrit taleban Haqqani, FBI ofroi 10 milionë dollarë shpërblim

Për arrestimin e ministrit taleban Haqqani, FBI ofroi 10 milionë dollarë shpërblim

10:58, 08/09/2021
A+ Aa A-

Sirajuddin Haqqani, Ministri i Brendshëm në detyrë i qeverisë talebane, është i kërkuar për t’u marrë në pyetje nga FBI-ja dhe Departamenti i Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Rrjeti Haqqani, udhëheqës i të cilit është Haqqani, është një organizatë e huaj terroriste , ç’ka e bën të paligjshme që amerikanët t’i bashkohen ose ta ndihmojnë. Organizata militante e Haqqani është e lidhur me talebanët dhe konsiderohet nga qeveria amerikane si "grupi kryengritës më vdekjeprurës dhe më i sofistikuar".

Një poster i FBI -së thoshte se Haqqani ishte i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me një sulm të janarit 2008 në një hotel në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit. Gjashtë persona u vranë në sulm, përfshirë një amerikan.

 FBI gjithashtu beson se Haqqani "koordinoi dhe mori pjesë në sulmet ndërkufitare kundër forcave të koalicionit të Shteteve të Bashkuara në Afganistan".

"Haqqani gjithashtu dyshohet se ishte përfshirë në planifikimin e përpjekjes për vrasjen e Presidentit Afgan Hamid Karzai në 2008," thuhej në poster.

Në këmbim të informacionit që çon në arrestimin e Haqkanit, Programi i Shpërblimeve për Drejtësinë, programi i shpërblimeve kundër terrorizmit i Departamentit të Shtetit, ofroi deri në 10 milion dollarë. Një poster në faqen e internetit të FBI -së e kishte shpërblimin deri në 5 milionë dollarë.

Programi i Shpërblimeve për Drejtësinë nuk dha përgjigje mbi shpërblimin për informacionin rreth Haqqani-t.

Babai i Haqkanit, Jalaluddin Haqqani, themeloi Rrjetin Haqqani dhe më vonë u rreshtua me talebanët afganë në vitet 1990.  Një bashkëpunëtor i njohur i themeluesit të Al-Kaedës, Osama bin Laden, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, i ati Jalaluddin është vlerësuar si një nga "mentorët më të afërt" të Bin Ladenit gjatë "viteve të tij të formimit" në vitet 1980.

Inteligjenca e ngarkoi me përgjegjësi Haqqani për një sulm në qershor 2011 në Hotelin Intercontinental të Kabulit, i cili vrau më shumë se një duzinë njerëz si dhe për shpërthimet vetëvrasëse të 2008 dhe 2009 në Ambasadën Indiane në Kabul.

Grupi gjithashtu kreu një "sulm njëditor" kundër Ambasadës Amerikane në Kabul, selisë së Forcës Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë dhe Pallatit Presidencial Afgan në shtator 2011.

Forcat afgane të sigurisë gjetën gjithashtu një kamion bombë të vendosur nga Haqqanis në 2013 që përmbante 61,500 paund eksploziv, duke e bërë atë "kamionin më të madh bombë, të ndërtuar ndonjëherë", sipas Inteligjencës.

Kur njoftoi për kabinetin qeveritar të martën, Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i talebanëve, tha se emërimet ishin vetëm për një qeveri të përkohshme, megjithëse nuk ofroi detaje se sa kohë do të shërbenin anëtarët e këtij kabineti.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco