Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Dumani heq maskën: Jam me Ramën

Rrëfimi i agjentit të FBI – Kush është ‘gjeniu’ që hartoi sulmin e 11 shtatorit dhe ia dha planin Bin Laden-it

Rrëfimi i agjentit të FBI – Kush është ‘gjeniu’ që hartoi sulmin e 11 shtatorit dhe ia dha planin Bin Laden-it

09:57, 08/09/2021
A+ Aa A-

Frank Pellegrino, ish-agjenti special i FBI-së, po qëndronte në një dhomë hoteli në Malajzi, kur pa fotot e avionëve që u përplasën me Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) më 11 shtator.

Por, teksa i shikonte edhe njëherë ato pamje që shfaqeshin pa reshtur në televizor, bindja i forcohej edhe më: gjithçka e kishte bërë ai, Khalid Sheikh Mohammed.

Nuk i shqitej nga mendja veç një mendim se “personi që kishte nën patrullim, Khalid Sheikh Mohammed, ishte pas gjithë kësaj”.

Një sagë prej gati tri dekadash që nuk i dihet fundi ende, është ndjekja e Mohammedin-it, nga agjenti.

A mund të ishte parandaluar ngjarja e 11 shtatorit?

Osama Bin Laden, në atë kohë udhëheqësi i al-Qaedas, ishte emri që shqiptohej pas çdo përmendje të sulmit.

Por e vërteta qëndronte ndryshe: Mohammedi, ose “KSM” siç u bë i njohur, ishte “arkitekti kryesor”.

Kjo, sipas komisionit hetues të 11 shtatorit.

Sipas tyre, Mohammedi ishte “gjeniu pas idesë” dhe personi që ia transmetoi atë al-Qaedas.

I lindur në Kuvajt, ai u shkollua në SHBA, para se të luftonte në Afganistan në vitet 1980.

Agjenti i FBI-së e ka gjurmuar atë vite para sulmit.

Pellegrino ishte caktuar nga vetë FBI-ja për të hetuar bombardimet e 1993-it në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Mohammed kishte bërë një transferim parash te njëri prej personave të përfshirë në sulm.

Kaq do të mjaftonte që emri i tij të sillej në vëmendjen e autoriteteve amerikane.

Pellegrino e pikasi ambicien e Mohammedit në 1995, kohë kur emri i tij u lidh me një komplot për të hedhur në erë avionët ndërkombëtarë që fluturonin mbi Oqeanin Paqësor.

Por, në mesin e viteve 1990, agjenti i FBI-së do t’i afrohej më shumë “presë” së tij, duke e ndjekur në Katar.

Së bashku me një ekip të tijin shkuan në Oman, nga ku planifikuan të kalonin në Katar dhe të arrestonin Mohammedin.

Por aty do të ndesheshin më rezistencë nga diplomatët amerikanë të shpërndarë në terren.

Pellegrino mbërriti në Katar dhe i bëri me dije ambasadorit se ai do të arrestonte Mohammedin pas një padie të ngritur për komplot.

Ambasadori nuk ishte i këtij qëndrimi. Sipas tij, kjo gjë do të trazonte ujërat diplomatikë.

Përfundimisht, ambasadori informoi Pellegrinon se zyrtarët e Katarit e kishin humbur Mohammedin.

Në fillim kishte zemërim, por më pas Mohammedi nuk u pa si një objektiv me përparësi të lartë.

Ai nuk u fut as në listën e “10 më të kërkuarve e SHBA-ve”.

Mohammed ishte informuar për praninë e FBI-së në Katar dhe u largua nga aty, duke përfunduar në Afganistan.

Gjatë viteve, emri i tij përmendej në telefonata që ishin të lidhura me terrorizmin në të gjithë botën.

Në këto momente, ai do të shkonte te Bin Laden, me idenë e tij të sulmit.

Dhe pastaj ndodhi, ajo që ndodhi, 11 shtatori.

Dyshimet e Pellegrinos për rolin e KSM-së do të vërtetoheshin, kur një figurë kryesore e al-Qaedas në paraburgim do ta identifikonte atë.

“Të gjithë e kuptuan se ishte i ruajturi im ai që e bëri atë”, kujton Pellegrino.

Dhe kur kjo u zbulua, askush nuk ndihej më i mjerë se Pellegrino.

Frank Pellegrino, agjenti i FBI-së

FBI-ja ra në gjurmët e Mohammed në 2003-in, kur u arrestua në Pakistan.

Pellegrino shpresonte se do të gjykohej sipas aktakuzës, mbi të cilën ai kishte punuar.

Por Mohammed u zhduk, CIA e kishte çuar atë në një bazë sekrete ku do ta merrte në pyetje.

“Dua të di atë që ai di dhe këtë sa më shpejt”, tha një zyrtar i lartë i CIA-s në atë kohë.

Mohammed u torturua.

Ai u zhyt në ujë të paktën 183 herë, iu nënshtrua pozicioneve të stresit, privimit të gjumit, lakuriqësisë së detyruar dhe kërcënimeve që fëmijët e tij do të vriteshin.

Ai rrëfeu komplote të shumta në atë kohë, por një raport i Senatit zbuloi më vonë se shumica ishin thjesht fantazi e tij.

Pasi u bë publike që CIA e kishte marrë të burgosurin, ai u dërgua në Guantanamo.

FBI-së iu lejua më në fund qasja.

Në janar të 2007-ës, Frank Pellegrino u takua me njeriun që e kishte ndjekur për kaq gjatë.

Ata u ulën përballë njëri-tjetrit.

Pellegrino nuk zbuloi detaje të asaj që u diskutua, por pranoi që Mohammed është një djalë shumë tërheqës me një grimë humori.

KSM shpesh është parë “si figurë madhështore” në burgun famëkeq të Guantanamo-s.

Pas gjashtë ditësh bisedë, Mohammedi më në fund tha se nuk kishte asgjë se çfarë të tregojë.

Përpjekjet e mëvonshme për të dhënë drejtësi për 11 shtatorin kanë dështuar.

Plani për të mbajtur një gjyq në Neë York u prish pas kundërshtimeve publike dhe politike.

“Të gjithë bërtisnin: nuk e dua këtë djalë në oborrin tim të shtëpisë. Mbajeni në Guantanamo”, thotë Pellegrino.

Më pas, një Gjykatë Ushtarake u vendos aty. Por vonesat procedurale, të shtuara nga pandemia, e kanë bërë atë një proces të zgjatur prej kohësh.

Avokati i Mohammed beson se seancat e fundit janë caktuar për t’u treguar mediave se diçka po ndodh në 20-vjetorin e 11 shtatorit. /Nga BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco