Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama heq maskën: Do ju arrestoj ose plas

SHBA, e shqetësuar nga qeveria e re talebane Zëdhënësi i qeverisë talebane Zabihullah Mujahid

SHBA, e shqetësuar nga qeveria e re talebane

08:52, 08/09/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara pasi talebanët shpallën qeverinë e re të Afganistanit, të gjithë meshkuj dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.

Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB -së. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI-ja.

Grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më shumë se tre javë më parë.

Që atëherë, demonstratat e drejtuara nga gratë janë mbajtur kundër islamistëve.

Militantët mohojnë se përdorin dhunë kundër tyre, por qeveria e tyre përballet me shumë sfida të vështira në vendin e shkatërruar nga konflikti, përfshirë stabilizimin e ekonomisë dhe të fituarit e njohjes ndërkombëtare.

Grupi kishte thënë më parë se donin të formonin një qeveri përfshirëse.

Kush është në qeverinë talebane

Në një deklaratë të martën, Departamenti i Shtetit amerikan tha: "Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talebanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë dhe asnjë grua.

"Ne gjithashtu jemi të shqetësuar nga përkatësitë dhe e kaluara  e disa prej individëve."

DASH i shtoi se Amerika do t’i "gjykojë talebanët nga veprimet dhe jo nga fjalët".

Deklarata thoshte se Uashingtoni "do të vazhdojë t'i kërkojë talebanëvë të mbajnë premtimet e  tyre" për të lejuar kalimin e sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët me dokumente udhëtimi, "përfshirë lejimin e avionëve që aktualisht janë gati për të fluturuar jashtë Afganistanit".

"Ne gjithashtu përsërisim pritshmërinë tonë të qartë që talebanët të sigurojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë vend tjetër," thoshte deklarata duke shtuar: "Bota po i ndjek nga afër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini08/09/2021 09:20

Keta amerikanet qenkan koqisur fare me keto deklaratat. A thua se nuk e dinin fare se cfare ishin dhe cfare perfaqesonin talebanet. I varen ujkut melcite ne qafe dhe tani i thone qe nuk duhet ti haje.

Shto koment

Denonco