BE miraton ndihmën 14.2 miliardë euro për vendet në proces anëtarësimi

BE miraton ndihmën 14.2 miliardë euro për vendet në proces anëtarësimi

20:38, 07/09/2021
A+ Aa A-

Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar të martën një ndihmë financiare 14.2 miliardë euro për periudhën 2021-2027 për vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë.

Kjo mbështetje i jepet vendeve që të kryejnë reforma me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Përfituesit përgjatë periudhës 7-vjeçare janë Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Shpërndarja e fondeve nuk është përcaktuar por do të varet nga performanca e vendeve në ndërmarrjen e reformave por edhe duke marrë parasysh nevojat dhe kapacitetet e tyre.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve të bëra në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, institucionet demokratike, reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca.

Në rast se një vend shfaq regres në ndërmarrjen e refomave fondet drejt tij mund të zvogëlohen dhe ridrejtohen në një vend tjetër.

Ky financim nga BE vjen në instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). Këshilli miratoi qëndrimin e tij në Mars 2019 dhe Presidenca e Këshillit të BE dhe Parlamenti arritën një marrëveshje politike më 2 qershor 2021.

Pas mbështetjes së sotme zyrtare nga Këshilli, Parlamenti Evropian gjithashtu do të duhet të përfundojë procesin e konfirmimit. Miratimi i tij pritet në shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco