VIDEO/ Skena brutale në Kabul, talebanët rrahin gratë me shkopinj

VIDEO/ Skena brutale në Kabul, talebanët rrahin gratë me shkopinj

19:30, 07/09/2021
A+ Aa A-

Skena brutale në Kabul.

Edhe pse Perëndimi po deklaron se ka për qëllim të negociojë me qeverinë e re të talebanëve në Afganistan, pamjet e sotme janë dëshpëruese.

Sipas gazetës gjermane BILD, talebanët shpërndanë me dhunë një protestë sot në Kabul. Në protestë kishin dalë gra dhe burra së bashku.

Por talebanët përdorën forcën brutale. Fillimisht qëlluan me armë në ajër. Më pas nisën të godasin gratë me shkopinj. Reporteri i BILD thotë se skenat ishin të rënda.

“Talebanët treguan sot fytyrën e tyre të shëmtuar,” tha ai.

Në video shihet se si talebanët i godasin gratë në fytyrë dhe në kokë. Gazeta BILD shkruan se Gjermania duhet të dalë në krah të këtyre grave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco