Mbi 120 milionë shikues për ‘Eva Stories’, ditarin e Holokaustit në Instagram

Mbi 120 milionë shikues për ‘Eva Stories’, ditarin e Holokaustit në Instagram

15:04, 03/05/2019
A+ Aa A-

Video-projekti, i cili sjell edukimi mbi Holokaustin në epokën e Instagramit ka ngjallur interesin e miliona njerëzve në mbarë botën.  Arutz Sheva foli me bashkëautorin e këtyre serive.

Projekti Eva Stories, që u drejtua nga bosi i medias dhe teknologjisë së lartë, Mati Kochavi, ka afruar një mundësi për të përjetuar historinë e vërtetë të vajzës hebreje, që kaloi përmes Holokaustrit.

Miliona vetë në mbarë botën do të jenë në gjendje të ndjekin dhe të përjetojnë jetën e Eva Heyman gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në dërgimin e saj në kampin e vdekjes në Auschwits sëbashku me gjyshërit.

Deri më tani videoja është parë mbi 120 milionë herë. Faqja ka rreth 880 milionë ndjekës dhe vazhdon t’i bashkohen mijëra çdo rë.

Dhjetra mijëra liderë opinionistë, artistë dhe personalite nga Izraeli dhe jashtë tij, që së bashku kapin shifrën 50 milionë ndjekës, e kanë ndarë historinë e Evës në 24 orë.

Që nga fillimi i javës, 3 milionë njerë kanë vizituar profilin e Evës, 101 mijë e kanë shpërndarë faqen e saj personale dhe më shumë se 3.5 milionë ndërveprime janë kryer për këtë histori përmes mesazheve, përgjigjeve dhe pjesëmarrejeve në sondazhe.

100 mijë njerëz dërguan dashurinë e tyre për Evën brenda një ore dhe shkruan fjalët e saj të fundit,” tha Mati Kochavi dhe vajza e tij Maya në fund të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

Historia e Evës ka ardhur për të lidhur perceptimin e kujtimeve ndërmjet gjeneratave që këmbehen, veçanërisht me futjen dhe rritjen e teknologjive të përparuara që krijojnë modele të reja të sjelljes dhe komunikimit.

Popujt dhe të rinjtë që na shkruajnë neve – tek Eva – qëndrojnë dhe ndiejnë një lidhje të thellë emocionale me të, sikur të ishin miq të ngushtë me të. Kjo për ne tregon se është e mundur të krijohen modele inovatore dhe kuptimplotë të kujtesës.

Projekti i veçantë bazohet në një ditar personal që është lënë nga Eva, i cili u përpunua në një skenar dhe u prodhua nga një ekip prej 400 personash, aktorë dhe të tjerë, që rindërtuar jetën e kësaj vogëlusheje.

Xhirimi i filmit në Instagram u bë në Lvov, Ukrainë, për të cilin u sollën automjete ushtarake, kamionë, tanke, motorçikleta të periudhës naziste, trena të vjetër dhe qen të trajnuar, vepra arti, kostume, armë dhe uniforma ushtarake nga depot dhe koleksionet private.

Për 24 orë, duke filluar që nga e mërkura e 1 Majit 2019, në faqen e Evës në Instagram u paraqitën qindra videoklipe dhe fragmente tekstesh, përmes të cilave çdorë ekspozoheshin ngjarjet që kishin ndodhur në jetën e saj muajt e fundit.

Nga prezantimi me familjen dhe miqtë e saj, pushtimin nazist të qytetit të saj, ligjet raciste dhe etnike, rrëmbimin nga shtëpia dhe dërgimin në geto, trazirat e jashtëzakonshme që ajo përjetoi derisa hipi në tren për në Auscchwits.

Si një projekt i pavarur publik, qëllimi i Eva.Stories është të ofrojë një mënyrë të përshtatshme dhe inovative për të mësuar dhe ruajtur kujtesën e viteve të Holokaustit sot, veçanërisht ndërmjet të rinjve, veçanërisht në një kohë kur antisemitizmi është në rritje dhe numri i të mbijetuarve të Holokaustit në zvogëlim.

Projekti ka tërhqur dhjetra njerëz me influencë në mbarë botën që duke filluar që sot, do të ndjekin Evën gjatën Ditës së Përkujtimit të Holokaustit. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco