Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbrojtur fort lidhjet me Arabinë Saudite pavarësisht dënimit ndërkombëtar të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Mbretëria është një partner i palëkundur që ka rënë dakord të investojë një sasi rekord parash në SHBA, tha Trump në një deklaratë.
Presidenti pranoi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman shumë mirë ka qenë i njoftuar për vrasjen e Khashoggi, shkruan syri.net.
"Në çdo rast, marrëdhënia jonë është me Mbretërinë e Arabisë Saudite do jetëe mirë," shtoi ai.
Z. Khashoggi u vra më 2 tetor në një vizitë në konsullatën saudite në Stamboll.
© SYRI.net