Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Dorëhiqet Angela Merkel, CDU në kërkim të liderit...

Dorëhiqet Angela Merkel, CDU në kërkim të liderit...

10:40, 29/10/2018
A+ Aa A-

Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Merkel kryesoi prej 18 vitesh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë.

Angela Merkel will not run for CDU party chair again - party sources

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 29/10/2018 11:53

Die Muter sic deshirojne gjermanet Angela Merkelin qe do te thote mamaja e gjermanise nuk do te terhiqet nga CDU,une para tre muajeve kam komentuar ketu se gjermania me francen kane rene dakord qe mamaja Maerkel tani te jete presidentja e Unionit europian sepse i mbaron mandati pijanecit Junker dhe Merkel do te jete pasuesja e Junkerit ne postin e presidentit te EU.I urojme suksese Merkel megjithmend grua e forte e punetore ku e beri gjermanine me te forte e me te pasur.,deshirojme qe ashtu te beje dhe europen.

Shto koment

Denonco