Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Shmanget ‘lufta’ Trump-BE, arrihet marrëveshja për tarifat tregtare

Shmanget ‘lufta’ Trump-BE, arrihet marrëveshja për tarifat tregtare

23:10, 25/07/2018
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për të filluar zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi tarifat dhe për të shmangur një luftë tregtare mes SHBA e BE-së.

‘Ne ramë dakord sot para së gjithash për të punuar së bashku drejt zero tarifave, zero barrierat për mallrat dhe makinat jo industriale," tha Trump në një deklaratë të përbashkët me Juncker në Rose Garden.

Që prej fillimit të këtij viti SHBA ka zbatuar tarifa të larta të aluminit dhe çelikut në Bashkimin Evropian. Blloku u përgjigj me tarifat të njëjta për mallrat e SHBA.

Trump kishte përshkallëzuar retorikën e tij kundër BE-së në në javët e fundit, sidomos duke thënë për CBS News se ai i konsideronte aleatët e vjetër të SHBA si një ‘armik’ për shkak të tregtisë.

Para vizitës së Juncker në Shtëpinë e Bardhë, Trump kishte ngritur taksat për makinat europiane, duke shtuar më tej shqetësimet se po niste një luftë tregtare globale.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ngrenë tarifa kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Republikanët dhe demokratët kanë paralajmëruar se tarifat në fund të fundit dëmtojnë punonjësit amerikanë, por Trump mendon ndryshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta26/07/2018 09:01

Sistemi kapitalist e pati suksesin e tij në bumin e madh ekonomik që e shkëput njëqind vite para sistemit socialist, pikërisht me parimin e konkurencës së lirë të vlerave e mallrave, bazuar në respektimin e shtetit ligjor. Donald Trump, më shume sesa një politikan, është një biznesmen i fuqishëm me njohuri për ekonominë. Për te janë të pa pranueshme politikat ekonomike tregtare bazuar në trajtime majtiste liberale globaliste. Si një president i ardhur nga biznesi, ai e sheh detyrën e tij në Shtëpinë e bardhë, që të bëjë çmos që SHBA të mos dëmtohet në ekonomine e saj për hir të aleancave politike. E pati bërë SHBA detyrën e saj pas Luftës së dytë botërore që me Planin Marshall, të ndihmonte vendet europiane të shkatëruara nga lufta. Por kjo nuk ka sepse të vazhdojë gjithmonë. Kur këto vende u zhvilluan e niveli i tyre i jetesës ju afrua nivelit të jetesës së qytetarëve amerikanë e bile në ndonjë nga këto vende, ky nivel jetese ja kaloi edhe SHBA, atëhere nuk ka sepse ky vënd i fuqishëm kontinental të vazhdojë të bëjë politika tregtare në dem të qytetarëve të saj, për hir të aleancave politike apo të mendësisë majtiste globaliste. Trump e nisi rishikimin e politikave ekonomike tregtare në fillim me Kinën komuniste. Tashmë është pranuar nga të gjithë ekonomistet se duke përfituar nga kostoja e lirë e punës në Kinën me mbi një miliard banorë, ajo filloi të mbysë gjithë tregun e botës me mallrat e saj relativisht të lira duke dëmtuar raportin e tregjeve me vendet e zhvilluara.e si pasojë edhe falimentimin e bizneseve të prodhimit të mallrave të përdorimit të gjërë. Pasi mbaroi punë me Kinën duke i vënë asaj kushte të mardhënieve tregtare të barabarta, e duke parë se Rusia nuk kishte ndonjë rrezik për ekonominë amerikane për të mbytur tregun e saj, ju kthye marëveshjeve tregtare me Europën, duke ngulmuar që të mos vazhdonte më politika e diferencuar tregtare, por të bëheshin marveshje të reja, me leverdi reciproke. Sa i takon sferës së politikës, duke parë qe Gjermanët, si të majtë e të djathtë, janë rrjeshtuar me opozitën e sotme amerikane dhe e sulmojnë ate se është "mik" i Rusisë. me të drejtë ju kujtoi atyre se duke e lidhur më shumë se 50% të energjisë së tyre që është qarkullimi i gjakut të ekonomisë, në gazin e naftën e Rusisë, pashmangshërisht se do të ndërvaren edhe politikisht nga Rusia. Sa i takon politikës së jashtëme, Trump nuk vazhdoi me dipllomacinë hipokrite hiq e mos e këput me vendet diktatoriale. Siç bëri me aleatin e Rusisë, Asadin, po bën edhe me Iranin, edhe ky një aleat i Putinit. E detyroi edhe diktatorin komunist të Koresë së Veriut, që të zbatojë vendimet e OKB e të heqë dorë nga armatimi bërthamor. Edhe një gjimnazist me formim mesatar e kupton se çarmatimi i plotë bërthamor si një rrezik i tmershëm për njerëzimin, nuk mund të arrihet kurrë nëse këtë arme e posedojnë edhe shtete të vogla të papërgjegjëshme e me regjime diktatoriale.

Shto koment

Denonco