Qendresa Qytetare: Shqipëria e mbushur me plehra, por 3 inceneratorët djegin vetëm paratë publike!

Qendresa Qytetare: Shqipëria e mbushur me plehra, por 3 inceneratorët djegin vetëm paratë publike!

19:30, 01/09/2024
A+ Aa A-

Tirana javët e fundit është mbuluar nga plehrat veçanërisht periferitë e saj si Astiri, Yzberishti, Fresku dhe rajone të tjera, ku koshat e mbeturinave qëndrojnë me ditë të tëra pa pastruar.

Kjo emergjencë mjedisore e dirigjuruar mesa duket mund të pasohet me ndonjë rritje fondesh për kompanitë e pastrimit, teksa Inceneratori i Tiranës, nuk djeg asnjë mbeturinë për të prodhuar energji, por vijon të djegë intensivisht taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë e njëjta panoramë si në Tiranës është në qytetet kryesore të vendit, veçanërisht në Durrës Vlorë e Fier, teksa ashtu si inceneratorit i Tiranës, ashtu dhe djegësit e Fierit dhe Elbasanit, djegin veç paratë publike, rubineti I të cilëve nuk ndalet as nga SPAK dhe as nga Drejtësia e re.

Qëndresa Qytetare vlerëson se mbetjet janë kthyer në një emergjencë mjedisore dhe në Tiranë, qytetin më të ndotur të Evropës, duhet të merren masa konkrete që qyteti të jetë I pastër, pasi  qytetarët paguajnë taksa të kripura për pastrimin e këtij qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco