Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Në kosh të plehnave e ke vendin - Benet çfarë kë bërë me Shkodrën….

Në kosh të plehnave e ke vendin - Benet çfarë kë bërë me Shkodrën….

10:42, 01/09/2024
A+ Aa A-

Nga Fatjon Mani/

Duke marre shkas nga nje postim i Benetit të (Manjoles) mendova ti drejtoj disa pyetje Manjoles të Benetit, sepse Benet "jo politikut" thjesht i japin urdhera herë Manjola e Dhorës e herë Mira e kudondodhur kur dhe cfare duhet te shkruaje sa per te bere replike me opoziten.

Si fillim shkrimi dallohet qe eshte nje shkrim medioker dhe krejtesisht siperfaqsor sepse eshte i shkruar me nxitim dhe madje me shume gabime te rendomta ortografike.

Ka mungese arsyeje dhe argumentash.

Synon të gjejë justifikime për dështimin e plotë në drejtimin e bashkisë në këtë 1 vit e gjysëm. Tentohet dëshpërimisht të fshihet pas punëve të kryera apo të lëna krejtësisht gati nga kryetari paraardhes sic eshte rasti i asfaltimit te disa rrugeve, sistemi i ndriçimit të rrugëve, korsitë e biçikletave apo edhe projekti i veshjes së pallateve kërkesën për financim të të cilit e ka percjellë kryetari Spahia, ndërsa ju vetëm e keni përcudnuar duke e prishur cilësinë dhe estetikën, thjeshtë për arsye korruptive.

E njëjta gja edhe me projektin e rikualifikimit të rrugës së Zdrales që ka gati 10 vjet që asht paraqit për financim apo projektet e tregjeve të bëra publike nga paraardhësit tuaj, por qeveria jote nuk i financoj kurrë sepse Shkodra duhej persekutu e ndërsa persekutohej Shkodra e shkodranët, ti ishe drejtor Fondit Shqiptar për Zhvillim, drejtor KESH-i dhe në fund deputet memec.

Tek dy pozicionet e para e dimë unë e tan Shqipnia ca ke ba se mjafton me ta pa deklarimin e pasurisë, je ba milioner kur tan jetën ke ken me rrogë shteti. Kurse si deputet, si një servil i rëndomtë nuk ke hap njëherë gojën për hallet e Shkodrës dhe persekutimin që i ka ba Rama tesh 11 vjet.

Benet (Manjo) ti qe permend si investime tuaja korsite e biçikletave, rikualifikimin e shesheve, ndriçimin e rrugeve etj, a po genjen sepse keto kane qe dy vite qe kane filluar?

Ti Benet (M) flet per fuqizimin e eventeve kulturore. A e din ti Benet (M) qe u rikthy orkestra simfonike ne Shkoder nga zoti Spahia dhe qe sot ti ato muzikanta i ke lane edhe pa rroge, po per festivalin e kulinarise i cili mori vemendje nga mediat kombetare dhe shume media te huaja a ke degju, apo ti u mundove me e imitu por sa me kap 15milion bashke me ata dyja, siç e keni zakon, e pefundut tuj pru nje tren te lodhun qe as i hypi kush e as e kuptoj kush ca ishte.

A e din qe Velipoja, Thethi, Kiri, Shiroka, kane ken aty ku jane se i ka ba Zoti, por normal qe ti tash i ke zbulu se nuk i ke njofte.

A e din qe ato video e foto me te cilat krenohesh ti jane investime nder vite te bashkise se PD-se, se deri tani ju nuk keni ba asgja për Shkodrën.

Benet (M) thua nuk baj politike me te shkuaren, e dime qe ti ban politike veç me krimin dhe me antishqiptaret qe te kane vu aty ku je. Por per sa kohe te jesh ne politike e shkuara e jote do merret me ty se e ke bloze, se je shembulli i hajduterise me te pangopur.

Benet (Manjo, Mira), ju trekëndëshi i Bermudës ku zhduket gjithcka, duhet jepni llogari.

Ti qe po i drejtohesh opozites qe a duhet te jape llogari, per vete a ke dhene llogari per ato aferat korruptive prej miliona eurosh ku je i zhytun ne FSHZH apo ne KESH???? Ti qe i kerkon reflektim opozites qe ka drejtuar 30 vjet a i kerkon reflektim persekutoreve 50 vjecar te Shkodres kur del ne aktivitete ne krah te komunisteve qe Shkodren e kane martirizu me shume se cdo qytet ne Europen lindore? Si ka mundesi Benet qe je perhere ne anen e persekutoreve dhe dhunuesve te Shkodres?

Benet (M) cfare bere per Velipojen dhe Thethin qe qenkan me mire se vjet ne turizem?

A i ke pa malet me plehna?

A e ke pa situaten e hapsirave publike si ka degradu daha ma keq?

E mos me fol pastaj per rendin e sigurine.

Benet (M) shkodranet jane larguar keto 10 vitet e fundit dhe shkaktaret jeni ju, je ti skuthi i Edi Rames e i bandave me modelin tend te shpifun si i majte i rilindjes hajdut me çizme, servila e ordinera qe jeni ba një me krimin dhe i keni vra e po i vritni cdo dite shpresen shkodranve e krejt shqiptarve.

Hapni syte e shifni cfare po ndodh cdo dite ne Shkoder.

Krimi ban ligjin, hashashin ndonje dite tash po ta mbjellin edhe ne ballkon te bashkise se s'ka mbet cep i Shkodres pa u mbjell.

Çdo dite nga nje ngjarje e rende kriminale apo edhe vetvrasje si akte deshperimi nga situata e mjerueshme ku ndodhen njerezit. Por per ty kjo s'ka rendesi, rendesi ka t'ja lepish mire e fort Rames e ushtareve te Rames.

Benet, ty te shkon fiks ajo shprehja "Fshati digjet, k...va krihet" vecse ne kete rast asht qyteti.

Me ju s'ka rrugë tjeter, ju duhet te jepni llogari para drejtësisë dhe më kryesorja para shkodranëve dhe shqiptareve të cilët me zor presin me ju hedh në kosh të plehnave ashtu siç ta tha edhe Rama ndërsa ti sgërdhiheshe për t'ju lëpirë sa ma shume. Por mesa duket te njef mire e te trajton sic e meriton.

Në kosh të plehnave e ke vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco