Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Analizë e thjeshtë e një shembulli suksesi politik

Analizë e thjeshtë e një shembulli suksesi politik

08:22, 29/08/2024
A+ Aa A-

Nga Alesia Balliu/

Politika, ajo e profesionalizuar prej shekullit XIX, është terren i testimit të aftësive dhe vizioneve të protagonistëve të saj. Si e tillë, është e vështirë që në të t‘ia dalë kushdo të vendosë një gur të rëndë në vijimësinë e historisë së saj. Edhe pse duket e lehtë në çastet e para, kur krijohet përshtypja se protagonizmi mediatik të bën të suksesshëm në politikë, në fakt ky është vetëm iluzion dhe viktimat e tij janë mendjelehtët e paduruar për t‘u quajtur ekspertë të politikës. Pavarësisht vorbullës së atyre që bien në këtë grackë, sytë dhe mendjet e  ndjekësve të politikës, shkojnë më së shumti tek ata që demonstrojnë aftësinë për ta kuptuar dhe njohur politikën. Personalitete të tilla, frymëzojnë veçanërisht në terrene të karakterizuara nga padrejtësi politike, ku aftësisë së tyre për të bërë politikë, i bashkohen sakrificat për të triumfuar mbi censurën dhe mekanizmat jo politikë që përdorin regjimet anti-demokratike. 

A ka mundur ndonjëherë terreni politik në Shqipëri, sot një regjim autokratik të prodhojë personalitete që manifestojnë aftësi unike të politikëbërjes? Ka disa fakte që vërtetojnë se po. Çfarë do të duhet të përfaqësojë një profil politik udhëheqës? Së pari, janë veçoritë e karakterit, si vendosmëria, vetëbesimi, aureola e karizmës politike dhe këmbëngulja. Së dyti, është raporti me mbështetësit, i cili duhet të karakterizohet nga ndershmëria, besueshmëria, empatia dhe mirëkuptimi reciprok. Mbështetësit duhet të shohin tek lideri vlerat dhe parimet e tyre dhe të ndihen të përfaqësuar prej tij. Së treti, është raporti me kundërshtarin, në të cilin udhëheqësi politik duhet të dëshmojë forcë, panegociueshmëri me parimet, pathyeshmëri dhe dominim. Së fundmi, është raporti me historinë, në të cilin udhëheqësi politik duhet të synojë pozicionimin në anën pozitive të saj përmes qëllimeve dashamirëse e patriote për vendin.

Cili është personaliteti politik në Shqipëri që ka reflektuar tiparet e mësipërme? Përmes veprave, e jo vetëm përmes retorikës, ka një shembull të rrallë të rrugëtimit politik. Lideri historik i partisë më të madhe opozitare në Shqipërinë e 33 viteve të fundit, ia doli të na tregonte me vepra se ai i reflekton dimensionet e mësipërme. Prof. Dr. Berisha mund të quhet njeriu i hekurt i politikës shqiptare, jo vetëm për aurolën politike, forcën e karakterit, dhe vendosmërinë, por sepse i tregon çdokujt se që ta fitosh një betejë duhet të besosh tek vetja edhe kur i ke të gjithë kundër. Beteja juridike-politike e Sali Berishës tashmë i përket historisë dhe pse ai në çdo moment është mëse aktiv me betejën politike kundëra autokratit. Prej momentit kur pa asnjë prove faktike dhe si produkt i lobizmit anti-shqiptar dhe korruptiv ndërkombëtar, u shpall non-grata, lideri historik i së djathtës nisi Foltoren në çdo cep të Shqipërisë. Fakti që Berisha besonte në të drejtën e tij u reflektua në frymëzim fillimisht tek një grup qytetarësh, i cili nisi i vogël në numër, por që hap pas hapi në bisedat me qytetarët vetëm rritej e rritej sa u rikthye në faktorin e pamohueshën politik. Sot, pas dy vitesh, me qëndrueshmërinë e tij Berisha u imponua, dhe përfundimi ishte vendimi i Apelit duke rikthyer vulëm e partisë aty ku përkiste. Qëndrueshmëria e tij iu imponua dhe mbivendos lobimeve, drejtësisë së kapur dhe sistemit oligarko-politik dhe kriminal që ka ngritur Rama.

Aftësia, besueshmëria dhe pathyeshmëria e Berishës ka patur dhe ka si efekt direkt tek kundërshtari hutimin dhe zënien në grackë të autokratit Rama, i cili e ka patur në vazhdimësi të pamundur të kontrollojë dhe të ndalë denoncimet e panumërta të Berishës ndaj tij dhe rrethit të ngushtë të tij, duke bërë që shumë prej njerëzve të besuar të Ramës të përfundojnë pas hekurave. Gjendja ku është Shqipëria sot, është një panoramë e trishtë me emigracionin  dhe korrupsionin qeveritar që është kryefjalë, por edhe ndoshta i vetmi vend ku si në regjime diktatoriale, shumë nga bashkëpunëtorët e afërt të autokratit, janë në arrati, pas hekurave e disa nën hetim pasurie ndërsa autpkrati u delegon bashkëfaturën e vjedhjeve masive.  Në këtë terren të kontaminuar politik, lideri demokrat ia ka dalë të veprojë duke mobilizuar degët e partisë në mbarë vendin për të sjellë një realitet tjetër politik në zgjedhjet që po afrohen në 2025. Siç do të duhej nga një shembull suksesi, lideri i së djathtës shqiptare, është duke mbajtur gjallë shpresën për ndryshim di dhe duke motivuar me qëndrueshmëri deputetët e PD-së nga forca e vet politike, të cilin po ua shpërndan edhe atyre që i ka pasur kundra vetëm me qëllim fitoren ndaj regjimit.

Filozofi Edmond Burke thoshte se: "Askush nuk bën një gabim më të madh se ai që nuk bën asgjë, sepse mund të bënte vetëm pak."  Mesazhi final për ne? Berisha po bën shumë më shumë me të gjitha kushtet kundër, e tashmë secilit prej nesh i ngelet të bëjë pak për të sjellë ndryshimin në këtë vend.

/Artikull,në kuader të Laboratorit te ideve të Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco