Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

A thua se edhe bukuritë natyrore të bekuara prej Zotit na i ka sjellë Rilindja!!!

A thua se edhe bukuritë natyrore të bekuara prej Zotit na i ka sjellë Rilindja!!!

12:58, 26/08/2024
A+ Aa A-

Nga Isuf Çelaj/

Po mor KM po buqetë fantastike është vertetë Lumi i Shalës edhe e gjithë Lugina e Komanit e Fierzës, por a e dinë ti zotrote dhe ministrat tuaj se në ç’gjendje mizerabël është rruga e Komanit pasi për të përshkruar ato 32 km duhet makinë fouristradë ose traktor me goma pasi ka 34 vite që nuk është hedhur një lopatë asfalt mbi të!!!!

Por nuk ke se si e dini as ju e as ministrat tuaj pasi lëvizni me helikopter e eskorda të shtuara policie dhe këtej nga këto anë as u ka rënë rruga.

KM sa për info kjo rrugë u shërben banorëve të katër Bashkive konkretisht Shkodër,Laç Vau Dejës, Pukë,Fushë-Arrëz e Tropojë dhe në se do ta kishit në vemendje zhvillimin e turizmit në veri sigurisht që do të kishit investuar e financuar projektin e kësaj rruge së bashku me pastrimin e plehrave e mbeturinave që po thuajse po e kaplojnë liqenin e bukur të Komanit e bashkë me të edhe Lumin e Shalës!

#Prandaj zoti KM kur të kaloni me helikopter sipër Komanit shife të paktën nga lart gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet kjo rrugë dhe pastaj po të lindi në zemër bëje si sevap financimin e ndërtimit të saj!

Nga të kaloni po me helikopter hidhi një sy edhe trafikut kilometrik të makinave nga Miloti deri në Shkodër dhe bindesh se në ç’farë gjendje e ke lënë infrastrukturën rrugore në Veriun e vendit pasi edhe ne jemi pjesë e kësaj Shqipërisë që ju bëni sikur e qeverisni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco