O Sot, O Kurrë: Shumë arsye për të qenë bashkë më 11 Korrik!

O Sot, O Kurrë: Shumë arsye për të qenë bashkë më 11 Korrik!

10:48, 09/07/2024
A+ Aa A-

Nga Amarildo Veizi/

Në kohën kur drejtësia dhe integriteti i vendit tonë po testohen thellë, është koha që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm, e të prevalojë mbi propagandën e një demokracie vetëm fasadë. Në mbi një dekadë, një qeverisje si kjo e tanishme ka hyrë në histori për dëmet e shkaktuara ndaj kolonave më të rëndësishme të shtetit shqiptar si arsimi, shëndetësia dhe ekonomia të cilat janë vendosur nën përdorimpër qëllime vetjake.

Frut i shpopullimit masiv të bërthamës së vendit tonë, të rinjtë, jo vetëm përkrahje që nuk kanë gjetur, por përkundrazi, u është ofruar çdo ditë nga një arsye më shumë për ta lënë atë, duke harruar pas vetes prindërit e tyre, njësoj si 33 vite më parë.

Niveli i papunësisë në Shqipëri që kap vlerat e rreth 12%, me trend rritjeje çdo vit, nuk zbutet madje më shumë nxitet nga emigrimi i rreht 40% të popullsisënga viti 2013 e deri më sot.

Shqiptarët që mbetën, po jetojnë një fatkeqësi ekonomike më vete, kusipas të dhënave të Eurostat, të paktën deri në vitin 2022, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë. Në përditshmërinë e shqiptarëve, kjo përkthehet në çmime të shportës ndër më të lartat në Europë, çka është sfida ditore me të cilën përballet çdo familje.

Është koha per rikthimin e dinjitetit, rimëkëmbjen e vendit, çrrënjosjen e kesaj peme të kalbur më së shumti për të gjithë studentët, të cilët nuk e shohin arsimimin në vendine tyre si një mundësi e edhe pse si kudo në Evropë, në tëgjitha profesionet, do të donin të kishin mundësi më të mira sesa avionin e pare.

Një tjetër shtresë që vuan sot degradimin ekonomik të vendit janë pensionistët, të cilët presin në radhë të gjata pensionin i cili shpenzohet më shpejt sesa koha e pritur për ta tërhequr atë.

Në protestën e radhës dhe jo vetëm, luftojmë së bashku për unitetin dhe mbrojtjen e familjes, përkrahjen e saj, të cifteve të reja, të cilët minimalisht kanë nevojë për nje shtëpi, si hapi i parë qe do t’u siguronte një jetesë dijnitoze në Shqipëri.

Shqipëria është sot një vend i absurditeteve ekonomike, ku të paktën rreth 60 mijë apartamente janë bosh, ndërsaçmimet për metër katror nuk përballohen as nga rrogat e përfaqësuesve në parlament, edhe pse në fakt ndër më të majmurat, të vetëngritura, si një premtim qëia bënë vetes, e që mbeti në të njëjtën kohëedhe i vetmi premtim i mbajtur.Nga ana tjetër shqiptarët vuajnë mungesën e një minimumi jetik, ku asistencat socialejanë shifra qesharake për të “zgjedhurit me votën e lirë”.

Ne protestojmë për të fshirë këtë axhendë antishqiptare, që ka shtrirë tentakulat tashmëedhe ndër pasuritë kulturore-natyrore të vendit, të vendosura në dispozicion nën planin e “investitorit strategjik”.

Protestojmë për t‘u rikthyer në Shqipërinëe vërtetë turistike, si një destinacion ku investohet mirëfilltazi, dhe jo një katrahurë infrastrukturore, frut i investimeve të arnuara që shërbejnë vetëm si justifikim për tenderat korruptivë.

“Kush e harron të shkuarën, është i destinuar ta rijetojë atë!”Historia na vendos përballë detyrës për ta kujtuar errësirën e sistemit njëpartiak në fletët e zverdhura të kombit tonë, e për të reaguar çdo herë kur orvatjet për rikthimin e saj bëhen realitet. Në listën e gjatë të arsyeve për t‘u bashkuar më 11 korrik, kërkesa për liriminnga arresti politik i liderittë opozitës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha, është detyrë ndaj pluralizmit dhe përpjekjeve për demokraci.

Të gjithë ne, demokratë, opozitarë, bij e bija të këtij kombi, emigrantë qëndjejnë detyrën të rikthehen për të mbështetur këtë moment historik, duhet t‘i vihemipërballë këtij sistemi që ka mpirë kauzat e drejta. Duhet t‘i qëndrojmë përballë të vetmes qeveri në të cilën skandali përndjek skandalin. Në çdo vend ku ish zv.kryeministri fshihet në arrati duke rrëfyer implikimin dhe bëmat e bashkëpunëtorëve të tij qeveritarë në afera korruptive dhe mafioze, ku administrata punon nën kërcënimet politike, e ku korrupsioni vegjeton në çdo institucion, përgjigjia do të ishte vetëm revoltë.

Protestojmë sepse taksat e paguara nuk justifikojnë asnjë shërbim publik, edhe pse vendosin rekorde kostosh në nivel global, ku 1-km rrugë = 1-gram flori 18 karat (Autostrada e re Thumanë-Kashar).

Protestojmë për një sistem shëndetësor që zhgënjen duke lënë në mëshirë të fatit qindra shqiptarë në ditëviktima të “shëndetësisë falas”, të cilët mes lutjeve kërkojnë dëshpërimisht medikamentet që nuk do të jenë privatizuar nga klinika privateebluzave të bardha me në krye ministrat erilindjes.

Në pjesëmarrjen masive të kësaj proteste na bashkon zhgënjimi dhe fyerja si qytetarë, si shqiptarë, kur dëshmojmë se si mundohen të zënë diellin me shoshë, për të mbuluardështimet e qëllimshme, pasojat e së cilës, sa vijnë dhe rëndohen.

Janë një mijë e një arsyet që më bindin se si cdo protestë tjetër kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, dhe kjo protestë do të shkundë Kryeministrinë duke i rikujtuar rolin e harruar të saj në shërbim të shqiptarëve, si institucion i ngritur mbi gjakun dhe sakrificat e popullit shqiptar.

Në 11 Korrik në orën 20:00, me bindje, si ju, si unë, si cdo shqiptar dhe shqiptare, do të jemi aty, me kokën lartë, ashtu si na përshkruan historia, si e kemi treguar dhe më parë,për të kërkuar asgjë më shume veç asaj qëna takon:Llogari për të gjitha, dhe gjithçka! Deri në largimin e qeverisë, për t‘i lënë vendin rinisë, pasardhësve të gjeneratës që me gjak kundërshtuan regjimin e 90’, shtetin policor autokrat dhe prangat e idealizmave monopartiakë.

Amarildo Veizi,

Anëtar i Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca në Partinë Demokratike,

Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike në Degën nr. 8, Tiranë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco