Zhurma e një Muzeu!

Zhurma e një Muzeu!

16:51, 03/07/2024
A+ Aa A-

Nga Irena Beqiraj

Kishte pasur propozime për ta kthyer shtëpinë e Lee Kuan Yew, Kryeministrit të Singaporit, i cili është konsideruar edhe themeluesi i shtetit, në një muze, por në testamentin e tij, ai kishte kërkuar që ajo të prishej .

Në rast se kjo dëshirë nuk do te plotësohej , ish-kryeministri në testamentin e tij shkroi : “Nëse fëmijët e mi nuk janë në gjendje ta prishin shtëpinë, si rezultat i ndonjë ndryshimi në ligj, apo rregullore që i detyron ata të veprojnë ndryshe, dëshiroj që shtëpia të mos u hapet kurrë të tjerëve, përveç fëmijëve të mi, familjeve dhe pasardhësve të tyre."

Shtëpia njëkatëshe e ndërtuar nga një tregtar hebre më shumë se 100 vjet më parë, ishte vendi ku kishin marrë jetë kthesat më të rëndësishme në historinë e Singaporit. Në një intervistë në vitin 2011, Lee Kuan Yew shpjegoi deshiren e tij " kam parë shtëpi të tjera, si ajo e Nehru-t, apo Shekspirit. Kudo ku ato ndodhen krijojnë rrëmujë e zhurmë duke prishur cilësinë e jetës së banoreve përreth".

Ai ishte i bindur që njerëzit nuk pavdeksohen nëpërmjet muzeumeve por nga vepra që lenë pas . Vetëm të vdekshmit e zakonshëm e kishin të veshtirë të kuptonin qe ai e kishte ndërtuar tanimë muzeumin tij. Ai ishte Singapori, i cili nën lidershipin e tij u shëndrua nga koloni në një nga shtetet më të fuqishme të botës .

Për Kadarenë, Lasgushin apo Migjenin, çdo muze apo varr i caktuar apo dizenjuar nga të vdekshmit e zakonshëm, si Kryeministri, i cili për të gjetur një ide brilante "endet posht’e lart, për të gjetur një vend që Kadarenë të lëshojë…”, krijon vetëm zhurmë e rrëmujë , sepse muzeun e pavdekshmërisë ata ishin te zotët si rrallëkush ta ngrihnin vet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco