Reagim pas falsifikimit të shifrës së regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë nga Edi Rama dhe INSTAT

Reagim pas falsifikimit të shifrës së regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë nga Edi Rama dhe INSTAT

12:34, 28/06/2024
A+ Aa A-

Nga Aulon Kalaja:

Kam që në muajin tetor që e them në çdo takim nëpër qytetet e Shqipërisë. Në nismën “Shqipëria kundër shpopullimit” dhe çdo studio televizive. Se rezultati i censusit do të jetë i tillë, se në Shqipëri jetojnë rreth 2.5 milion njerëz.

Ku e dija unë, eshtë pyetja?!

Dëgjova Edi Ramën vitin e kaluar, i cili nga Lezha deklaroi se në Shqipëri jetojnë rreth 2.5 milion shqiptarë. E dija që INSTAT do ecë sipas këtij projeksioni dhe do nxjerrë këtë shifër të pavërtetë. Por fjala e kryeministrit është ligj. Në Shqipëri nuk ka institucione.

Insituti i statistikave që ka bërë regjistrimin e popullsisë i janë dashur muaj e muaj, për të qepur këtë rezultat. Sepse shifrat do shpalleshin në nëntor 2023, nuk ndodhi. Më pas në janar 2024, nuk ndodhi dhe na thanë që do dalin në qershor 2024.

Sipas të dhënave alternative që grupi nismëtar i lëvizjes “Shqipëria kundër shpopullimit” ka, na rezulton se në Shqipëri kanë mbetur më pak se 1.5 milion shqiptarë. Përveç infomacinoneve të brëndshme, ne kemi shkelur qytete si Lushnje, Burrel, Cerrik, Malësi e Madhe, Lezhë, Vlorë, Kavajë, Vau Dejës, Fier, Bulqizë, Berat, Kujës, Elbasan, Shkodër. Peshkopi dhe kemi takuar diasporën në Bruksel. E dijmë fort mirë sa banorë kanë qënë dhe sa kanë mbetur, sa shkolla janë mbyllur, sa fshatra janë braktisur, sa njerëz kanë ikur nga sytë këmbët, sa po ikin dhe sa do ikin.

Kjo që INSTAT ka bërë është antikombëtare, kriminale dhe e dënueshme. Çdo patronazhsit që ka falsifikuar rezultatin e regjistrimit të popullsisë do mbajë përgejgjësi penale. Tradhëtia kombëtarr nuk ka brirë!

Gjykoj që duhet të ngrihet një komision hetimor parlamentar për axhendën e shpopullimit të Shqipërisë dhe rolin e INSTAT në manipulimin e censusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco