Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Trinomi i shenjtë i Korçës Zoto-Peleshi-Tare, trashëgimia e tyre për Sotiraq Filon!

Trinomi i shenjtë i Korçës Zoto-Peleshi-Tare, trashëgimia e tyre për Sotiraq Filon!

18:17, 18/06/2024
A+ Aa A-

Nga Enri Vrenozi 

Këmbanat e Korçës po bien, nuk janë ato të Katedrales, por këmbanat e alarmit në Bashkinë e Korçës.

SPAK duhet të hapë sytë dhe të kthejë vështrimin drejt abuzimeve marramendëse, të kryera në kurrizin e qytetarëve korçare. Dy fotografi të publikuara nga gazetarja Ola Xama në Facebook, mjaftojnë, që Prokurorët e SPAK, së paku të hetojnë lidhjet mes Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, “biznesmenit” Mirel Mërtiri, ish-kreut të Ujësjellës Kanalizime Korçë Petrit Tare dhe biznesmenit italian Francessco Pistritto.

Në një nga fotot e publikuara shihen së bashku të buzëqeshur më 14 prill të 2013 Peleshi, Mërtiri, Tare dhe Pistritto dhe në foton tjetër Niko Peleshi, Klodian Zoto dhe një person i tretë. Pyetja është se çfarë i ka bërë bashkë këta persona. Përgjigja është e thjeshtë, vjedhja dhe abuzimet.  Vetëm 2 muaj përpara fotos së famshme, kompania ITS, në pronësi të Klodian Zotos, ka përfituar një tender prej 3.6 milionë eurosh nga Bashkia e Korçës, e drejtuar nga Niko Peleshi. Ujësjellës Kanalizime Korçë, në atë kohë e drejtuar nga Petrit Tare ka marrë një kredi prej 3.6 milionë euro pa miratimin e Ministrisë së Financave për vendosjen e matësve në distancë.

Pse Tare nuk ka kërkuar miratimin e Ministrisë për këtë kredi dhe kush ishin interesat e tij për aplikimin e këtij projekti? A ka ndikuar Niko Peleshi në idenë për zëvendësimin e 22 mijë matësve të ujit të të financuar nga KFË Bank, me matësat e ITS-së së Zotos? Ndërkohë para vendosjes së tyre në Korçë, ky projekt është provuar në Fier dhe ka dështuar, teksa matësat kanë dalë jashtë funksionit. Ndërsa ky projekt dështonte në Fier, në Korçë matësat bliheshin me 120 euro për copë. Në shtatorin e vitit 2013 Peleshi do të largohej nga Bashkia dhe në nëntor të këtij viti Sotiraq Filo vjen në krye. Teksa skandali gllabëronte para pa fund, sinjali i parë vjen nga KLSH-ja e cila evidentoi shkeljet e bëra dhe kallëzoi në Prokurori, bashkëpuntorin e Niko Peleshit dhe Klodian Zotos, Petrit Taren.

Pavarësisht kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me prova dhe dokumente Tare shpallet i pafajshëm nga Gjykata, ku vlen për tu theksuar ndikimi i bashkëshortes së tij Entela Prifti, ish kryetare e Gjykatës së Apelit Korçë. Pasi kjo histori me flirtim prangash u mbyll dhe bizneset e inceneratorit po ecnin shkëlqyeshëm, Klodian Zoto dhe ITS-ja e tij, rikthehen në Korçë në vitin 2019 për të vazhduar “biznesin” me pasardhësin e Niko Peleshit, Sotiraq Filon dhe kreun e Ujësjellësit Petrit Taren.

Matësit e ujit duket se kanë patur probleme teknike dhe më  24 prill të 2019, Klodian Zoto ka marrë tenderin për blerje baterish me vlerë 1 500 000 lekë. E teksa bateritë u zëvendësuan, duket se nevoja për matësa të rinj ishte emergjente dhe në tetor të 2019, Klodian Zoto ka marrë një tjetër tender për blerjen e matësve të ujit, me vlerë 8 881 640 00 lekë.

Deri në këtë pikë, SPAK duhet të marrë në shqyrtim çështjen dhe të shohë pse prokuroria ka shpallur të pafajshëm Petrit Taren, i cili qartësisht ka shpërdoruar detyrën. SPAK duhet të kryejë hetimet e nevojshme për vlerën reale të matësve dhe të vërtetojë nëse shuma e akorduar përkon me numrin e matësve të blerë. Nëse kjo vërtetohet SPAK duhet të shohë çfarë përfitimi ka patur Niko Peleshi, Petrit Tare dhe Klodian Zoto.

SPAK nuk duhet të mbllë sytë, por duhet të hetojë nëse lidhjet e miqësisë me Zoton e kanë bërë Peleshin të konfirmojë këtë projekt dhe të urdhërojë Petrit Taren të marrë një kredi në emrin e UKK. E teksa SPAK heton për përfitimet e marra nga ky projekt, duhet të shohë edhe dokumentet e tjera të publikuara nga mediat, ku inceneratori i Tiranës i ka paguar 73 milionë lekë kompanisë “B by DC”, që fillimisht e kishte bashkëshortja e Petrit Tares, Entela Prifti, e cila më pas ia ka shitur djalit të saj. 

FAKTET JANË DHE TË GJITHË DUHET TË NDIHMOJMË ME “MEDIKAMENTE” PËR RIKTHIMIN E SHIKIMIT TË SPAK!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco