Artistja Ermira Gjata: Preferoj më shumë të flas nëpërmjet punëve të mia! Që në kopësht nuk kisha turp...

22:42, 08/10/2024
A+ Aa A-

E ftuar në A Show, shkrimtarja, aktorja, regjisorja dhe pedagogia, Ermira Gjata, ka folur për jetën e saj nëpërmjet fotove, që nga kopështi dhe deri në shkëlqimin e saj si artiste e madhe.

Në fillim të intervistës me Adi Krastën, artisja Gjata theksoi se daljet e saj të pakta në televizione vijnë pasi ajo nuk ka qejf të flasi për veten, por preferon më shumë të flasi nëpërmjet punëve të saj.

Gjithashtu Gjata rrëfeu edhe fillimet e saj artistike që në periudhën e kopështit, pasi nuk kishte turp të recitonte dhe të komunikonte me njerëzit nëpërmjet emocionit.

‘Që në kopsht nuk kisha turp që të recitoja, kisha qejf të komunikoja nëpërmjet emocionit, se tani e them kështu por atëherë kisha qejf të këndoja përpara të tjerëve dhe kaq, përsëri tërhiqesha. Kështu ka ndodhur edhe në klasë të parë, të dytë fillore përpara shkolle dhe mësuesit e mi e panë që e kisha këtë lloj dhuntie dhe ma ushqyen’, u shpreh Gjata.

Biseda në studio:

Krasta: Pse këto daljet relativisht të pakta në transmetimet televizive?

Gjata: Nuk i kam shumë këto daljet, unë preferoj më shumë të flas nëpërmjet punëve të mia. Edhe ngaqë luaj si aktore bëj dalje publike jo se nuk bëj, por në televizon të dal të flas për veten time e kam pak të vështirë.

Që në kopësht nuk kisha turp që të recitoja, kisha qejf të komunikoja nëpërmjet emocionit, se tani e them kështu por atëherë kisha qejf të këndoja përpara të tjerëve dhe kaq, përsëri tërhiqesha.

Kështu ka ndodhur edhe në klasë të parë, të dytë fillore përpara shkolle dhe mësuesit e mi e panë që e kisha këtë lloj dhuntie dhe ma ushqyen.

Babaim ishte mobilier marangoz dhe mamaja mësuese.

Babi është bërë mbështetës por edhe mami, pasi të dy kishtin lindur artistë pavarësisht se çfarë bënin. Ne bënim festa në shtëpi ku ata ishin protagonistë dhe këndonin tregonin barsoleta, babi kishte një zë të bukur tenori, këngët e Isuf Myzyrit, mami po ashtu këndonin të dy me dy zëra, kemi qënë një familje alegro.

Krasta: Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria në harkun e këtyre të paktën 30 vjet në diktaturë dhe 30 e ca vjet në një sistem në dukje pluralist, njerëzit duken sikur nuk janë të lumtur si dikur, një paradoks.

Gjata: Ashtu është. Sepse njerëzit janë bërë më individualist, familjet janë reduktuara janë bërë më të pakta. Më përpara ishin shumë pasi në shtëpinë tonë ishim në një oborr edhe shtëpia jonë dhe shtëpia e dajës, 5 fëmijë atje dhe 6 këtu ishim çdo të shtunë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco