SYRI TV/ Festivalit Kombëtar të Tipologjisë së Sazeve, grupi i Korçës mori çmimin 'Kabaja më e mirë'

17:07, 02/10/2024
A+ Aa A-

150 artistë të 18 grupeve artistikë nga zona të ndryshme të vendit u bënë bashkë për të sjellë edicionin e 13 të Festivalit Kombëtar të Tipologjisë së Sazeve. Në përfundim, juria vlerësoi grupin e sazeve të Korçës me çmimin "Kabaja më e mirë" dhe çmimin "Selim Leskoviku”.

SYRI TV

Për tre netë, grupet muzikore sollën në sheshet e Leskovikut dhe Ersekës tingujt e muzikën popullore nëpërmjet instrumenteve, duke ruajtur në mënyrë autentike trashëgiminë e vyer shpirtërore.

I pranishëm në organizim mjeshtri Fatos Qerimaj vlerësoi kontributin e artistëve që kanë ruajtur dhe përcjellë ndër breza muzikën popullore.

Pjesë e Festivalit u bënë edhe artistêt e rinj,të cilët po rreken të vijojnë misionin e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës popullore.

Përveç muzikës që sollën instrumentat, atmosferë krijuan dhe vallet. Tradiat e tyre duhet ruajtur, ndonëse të rinjtë valltarët, po largohen nga Shqipëria.

Në fund të Festivalit, juria vlerësoi grupin e sazeve të Korçës me çmimin "Kabaja më e mirë" dhe çmimin "Selim Leskoviku".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco