SYRI TV/ Ekspozita 'Edhe shkrimet flasin'. Qëllimi, ruajtja e kujtesës kolektive

15:29, 28/09/2024
A+ Aa A-

Në ambientet e  Muzeun Historik Fier është çelur një ekspozitë me shënime të viteve 1970 në formë përshtypjesh për Apolloninë. “Edhe shkrimet flasin” e konsideruar si një qasje ndryshe në fushën e muzeologjisë, ekspozita ka si qëllim afrimin gjithnjë e më shumë të publikut, dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.

SYRI TV

“Edhe Shkrimet Flasin” është titulli i ekspozitë së përbashkët çelur në Muzeun Historik Fier. Ekspozita vjen në kuadër të 29 shtatorit - Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Në të janë publikuar shënime të viteve 1970 në formë përshtypjesh për Apoloninë. Para publikut u paraqitën disa nga shënimet autentike të lëna prej disa nga emrat më të spikatur të kulturës shqiptare dhe më gjerë. Midis tyre bien në sy emrat e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Moikom Zeqos, Visar Zhitit, studiuesit arbëresh Françesko Altimari, shkruesit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës Shyqri Nimani, arkeologut francez Pierr Kaban, etj. Arkeologu Bashkim Vreka u shpreh se publikimi i të tilla shënimeve u vjen në ndihmë edhe të rinjve, që muzeu shërben edhe për ruajtjen e dokumenteve me vlerë.

Drejtori i Muzeut Historik Fier Ilirjan Gjika si dhe drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apollonisë Ornela Durmishi kanë pohuar se të spikatur kanë qenë vizitat dhe kujtimet e Moikom Zeqos dhe Pierr Cabanes. E konsideruar si një qasje ndryshe në fushën e muzeologjisë, ekspozita kishte si qëllim afrimin gjithnjë e më shumë të publikut.

Një tjetër drejtim i këtij aktiviteti ishte edhe mini-ekspozita kushtuar 100-vjetorit të gërmimeve arkeologjike në Apoloni të drejtuara nga Leon Rei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco