SYRI TV/ Festivali i serenatës në Korçë, Selimi: Muzikë e papërsëritshme, duhet ruajtur

14:58, 28/09/2024
A+ Aa A-

Festivali i Serenatës është organizuar për herë të parë në qytetin e Korçës. Oborri pranë Muzeut Arkeologjik bëri bashkë artistë, të cilët interpretuan serenatat traditë, ndërsa nuk munguan as mesazhet e tyre për ruajtjen e trashëgimin ndër breza.

SYRI TV

Serenatat qytetare korçare kanë risjellë përmes një buqete muzikore emocione të papërshkrueshme për publikun. Jorgjeta Lalazi një prej artisteve të njohura të Korcës tregon se serenatat i ka kënduar që në fëmijëri e më pas ato janë bërë pjesë e pandashme e rrugëtimit të saj muzikor. Lalazi nuk harron të përmend edhe artistët që kanë lënë gjurmë në serenatën korçare.

Artisti Tomorr Selimi ishte pjesë e këtij festivali. Ai tha se serenata është muzikë e papërsëritshme e ndër të tjera duhet të ruhet për tu transmetuar ndër breza.

Në serenatë u shkrin mrekullisht edhe tinguj dhe elementë që i dhanë disa nuanca moderniteti.

Artistja e re Gloria Nure foli për dëshirën e të interpretuarit të serenatave.

Nata e parë është konceptuar në oborrin para Muzeut Arkeologjik dhe më pas organizimitdo të zhvendoset në Pazarin e vjetër. Nata e dytë do të bashkojë serenatën e shumëdashur nga publiku, asaj që ka shkruar historinë, por nuk do të mungojë as serenata me elementë të rinj.

 

 

Korça është ndër ato qytete që ka ditur të ruajë traditën e kulturën e këngëve, të cilat sillen aq bukur mes tingujve të kitarave e mandolinave, shoqëruar natyrisht me zërat e artistëve.

 

STRISHA:

 

FESTIVALI I SERENATËS NË KORÇË

 

SELIMI: Muzikë e papërsëritshme, duhet ruajtur

 

Artistët të emocionuar për pjesëmarrjen

 

Synimi, vijimi i traditës ndër breza

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco