VIDEO/ Arben Dervishi: Ëndrra ime ishte ende e pandërtuar mirë kur fillova të kuptoj se mund të imitoj bukur

22:36, 24/09/2024
A+ Aa A-

Aktori shqiptar Arben Dervishi prej 12 vitesh është shpërngulur bashkë me familjen në SHBA. Mirëpo, shfaqja “Karnavalet e Korçës” e riktheu atë në teatrin e qytetit krah partneres së tij në skenë, Zamira Kitës.

I ftuar sonte në emisionin' A Show' në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të treguar pak më shumë mbi veten, teksa përmes fotove po tregonte historinë e tij të jetës, aktori u shpreh se që në fëmijëri ai filloi të kuptojë se mund të imitojë bukur. 

'Kjo është një fotografi kur unë kam qënë i vogël dhe ëndrra ime atëherë ka qënë e pandërtuar bukur mirëpo më tërhiqnin shumë historitë sidomos të gjyshit, kur ulej dhe tregonte dhe aty magjepsesha, dhe filloja shikoja dasmat, shkoja tek miqtë e mij në Devoll sepse nga andej kam pasur gjyshen, dhe fillova të imitoja bukur.

Filloi shkolla, në shkollën 8-vjeçare kisha edhe një shok, sot është në greqi, kishte dalë filmi Kapedani dhe ne imitonim njëri Sulon, tjetri xha Beqon, dhe i dimim të gjitha tekstet.

Këtu fillova të kuptoja, duke parë filmat, kishte disa filma që qaja me veten time sepse ne shkonim në fshat duke punuar në ato punët e lodhshme, në këtë kohë ne kemi filluar të nxjerrim bukën tonë(i referohet fotots).

Në këtë foto është gjyshja, ne e donim shumë gjyshen sepse ajo ishte nga ata njerëz që të mrekullonin me ushqimet qe gatuante, ajo jetone në Tiranë dhe kur merrja vesh që ajo do të vinte, unë dilja që në mëngjes dhe numëroja autobusët, thosha kanë kaluar 7 autobusa dhe unë e dija që ajo do të ishte tek stacioni i autobusit në fshat dhe kur ajo s vinte une trishtohesha kaq shumë, isha kaq i dhembshur.'- u shpreh aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco