Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

SYRI TV/ Koncerti 'Arti i violinës', Peçi: Muzika ka fuqi për të depërtuar në shpirt

17:47, 23/09/2024
A+ Aa A-

Koncerti “Arti i Violinës” rikthen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit muzikën klasike përmes një shtegtimi drejt repertorit të kompozitorëve shqiptarë e për të vijuar me ata botëror. Kompozitori Aleksandër Peçi u shpreh se është i domosdoshëm rikthimi në krijimet shqiptare, kurse violinisti italian Nikola Marvulli tha se e kishte pritur prej kohësh këtë koncert.

 

SYRI TV

Nga tingujt e violinës, në një udhëtim shtegtar muzikor në dy kohë. "Arti i Violinës" vjen mbrëmjen e së hënës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, si një dëshmi e gjallë për kujtesën përmes krijimeve të kompozitorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Vepra e kompozitorit Aleksandër Peçi do të jetë qendrore në mbrëmjen e tingujve, megjithatë shoqërueset dinjitoze të tij, do të jenë kompozimet e gjigandëve të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven dhe Jean Sibelius.

Nicola Marvulli virtuozi në violinë do të interpretojë si solist, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Operas, nën dirigjimin e maestro Giovanni Pompeo.

Kompozitori Aleksandër Peçi shprehet i kënqur, që krijimtaria e tij do të vijë përmes solistit italian, ndërsa shpjegon dhe dy idetë në brendinë kompozicionale.

Sipas Peçit është i domosdoshëm kthimi te autorët shqiptarët.

 

Violinisti Nikola Marvulli tha se ka pritur gjatë këtë koncert. 

'Për mua është një kënaqësi e madhe, nder i madh të jem këtu. Ky është një koncert që e kam dashur përgjatë gjithë jetës. Do të jetë një koncert shumë ekspresiv, i shoqëruar me violinë. Kjo për mua është një eksperiencë shumë interesante, shoqëruar nga profesionistët instrumentistë të Operas. Shqipëria ka artistë shumë të Zot. Bashkëpunimet e shkëmbimet artistike u bëjnë mirë të dyja vendeve tona.'- u shpreh ai.

Violinisti premton një mbrëmje të paharrueshme për shijuesit e muzikës.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco