Ana Kove në ‘Odeon’: Është plagosur teatri, ky emancipues i madh i shpirtit

21:57, 21/09/2024
A+ Aa A-

“Unë, Fojerbahu” e autorit të famshëm Tankred Dorst ka ardhur në shqip nga përkthyesja Ana Kove.

Në intervistën për emisionin “Odeon” përkthyesja foli për punën e mundimshme me tekstin, rëndësinë e veprës që vihet në skenë, si dhe për mesazhet që përcjell. Kove tha se sot është plagosur teatri, emancipuesi më i madh i shpirtit. 

“Çdo përkthim është i vështirë, përkthimi i dramës edhe më i vështirë, por le ta specifikojë e një drame të tillë që flet me shumë tekst se elementët komik natyrisht që mungojnë, dialogjet natyrisht që janë minimale, në një pjesë të tillë që flet me mesazhe të mëdha që flet me monologje të mëdha, nuk mund të them se ishte punë e lehtë edhe mua më është dashur që të bëj një punë kërkimore mbi autorin, mbi mesazhet, mbi përcjelljen e kësaj vepre në skenat e tjera. Por edhe marrëdhënia ime me teatrin, për arsye familjare le të themi, përveçse me përkthimin tashmë dhe me autorë të rëndësishëm është në rrafsh profesional dhe në kohëzgjatje kështu që unë mendoj se kam bërë më të mirën në qasjen e tekstit origjinal në shqip.

Natyrisht, plotësuar me intuitën dhe detajet regjisoriale, me lojën e mrekullueshme të aktorit, por duke qenë se teatri, ky lloj teatri rreket drejt epizmit, është teatër i fjalës me shumë valenca kuptimore, natyrisht që merita përveçse fillimore e përkthimit i takon më tepër regjisorit dhe aktorit dhe ansamblit që vuri në skenë një pjesë të tillë. Për të rrëfyer në fakt atë çka autori ka rrëfyer dhe ka vënë gishtin në plagë, që dhe na dhemb shumë,  që është plagosur edhe teatri, ky emancipues i madh i shpirtit dhe këtë e dha më bukur s’kishte si të jepej nga interpretimi i Vin Bejlerit sot”, tha përkthyesja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco